Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
POLITIKE

Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: E kishim paralajmëruar. Krimi i organizuar kontrollon institucionet, Kuvendi s’mund të shmanget nga debati

P
Piranjat 1 October 2026, 11:34 · 1 min lexim
Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: E kishim paralajmëruar. Krimi i organizuar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka folur pasi Kuvendi nuk lejoi debat për arrestin ndaj ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni.

Bardhi u shpreh se hetimet kanë treguar se krimi i organizuar kontrollon institucionet.

Ai shtoi se Kuvendi nuk mund të shmanget nga debati. Bardhi nënvizon se institucionet dhe krimi bashkëjetojnë.

Gazment Bardhi: Akuzat e opozitës janë përqeshur nga Edi Rama. Ilir Proda ishte përzgjedhja e Suel Çelës. E kishim paralajmëruar emërimin e Vlora Hysenit. Kuvendi nuk mund të shmanget nga ky debat. Krimi i organizuar kontrollin institucionet.

Prokuroria heton aq sa i del përpara, zakonisht kur i dalin provat përpara. Nëse Ergys Agasi do të kishte hedhur në Lanë celularin, në krye të SHISH do të ishte akoma Vlora Hyseni, që vepronte si “ushtare” e Agasit.

Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar.

Gazment Bardhi theksoi se edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë janë të shqetësuar për situatën në SHISH dhe jo vetëm. Bardhi nënvizoi se PD do të thotë gjithmonë të vërtetën, që të mbrohet interesi i qytetarëve shqiptarë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.