Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or... Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta
POLITIKE

Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë

P
Piranjat 8 October 2026, 21:33 · 1 min lexim
Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet

Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave.

Këtë herë tubimi është zhvendosur përpara Parlamentit, në një ditë kur brenda sallës së Kuvendit është diskutuar reforma territoriale dhe pritet që deputetët të votojnë ndryshimet e propozuara.

Pavarësisht kushteve atmosferike, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në zonën përreth Kuvendit, duke kundërshtuar politikat e qeverisë dhe duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Thirrjet kundër mazhorancës kanë shoqëruar protestën gjatë gjithë tubimit, ndërsa një tjetër kërkesë e përsëritur ka qenë ajo për vënien përpara drejtësisë të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndaj së cilës protestuesit kërkojnë edhe arrestimin.

Në fokusin e tubimit është edhe reforma territoriale që po shqyrtohet nga deputetët. Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj votimit të saj, duke e bërë Parlamentin pikën kryesore të protestës së 131-të.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.