"Nuk e dija ishte e martuar apo jo", Berisha bën deklaratën e fortë: Më kanë dërguar fotografi të Vlora Hysenit duke...

Lideri demokrat Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mesditën e kësaj të shtune. Gjatë komunikimit të përjavshëm me qytetarët, ka deklaruar se ka pasur fotografi të ish-shefes së SHISH duke u futur në vilën e Ergys Agasit.
Ai tregoi se nuk i ka publikuar këto pamje, sepse nuk dinte se çfarë statusi kishte Vlora Hyseni.
"Qytetarë digjitalë më kanë dërguar mua fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në banesën e Ergys Agasit, në vilën e tij. Nuk e kam publikuar sepse nuk e dija a është e martuar a e pamartuar, dhe e kam një rregull që nuk hyj në këto sherre.
Por e vërteta është se, e kam dëgjuar që thotë s'jam takuar, ajo është takuar dhe fotografia më është dërguar nga qytetarët digjitalë. Ky është realiteti. Sikundër, pra unë po flas për vilën, nuk po flas për zyrën, që zyra e tij ka qenë ajo që po del dhe po flasin njerëzit", u shpreh Sali Berisha.
Më tej, lideri demokrat tha se Hyseni e Agasi kanë qenë të pandarë dhe në vilën e biznesmenit ka pasur takime të shumta.
"Takimet me Ergys Agasin dhe Vlora Hysenin i kanë bërë në vilën e Ergys Agasit, në të cilën Edi Rama, sipas dëshmitarëve, ka qenë arkitekti i interierit të saj, i brendësisë së saj. Aq sa, ka njerëz që kanë dyshime shumë të mëdha që ajo vilë është e Ramës dhe jo e Ergysit", vijoi ai.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama i dha kompanisë së tij 40 mln euro” Berisha: Yeffet, Agasi, Balluku dhe Hyseni kanë kontrolluar gjithçka në Shqipëri

‘Roni i armëve, Gysi i AKSH-it’/ Këlliçi: Nëse SPAK nuk shkon te Rama, hetimet janë kozmetikë

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit! U ndala te dënimet e ish-krerëve të UÇK-së

Berisha takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar: Rama po tenton të përdorë ‘Territorialen’ për zgjedhjet!

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Berisha fton flamingot për zgjedhjet lokale: Nxirrni kandidatët tuaj, do t’i marrim në konsideratë

OSBE, mesazh për drejtësinë/ Përplasjet me qeverinë për pagat, ambasadori Tarran takim me gjyqtarët e prokurorët

Ja kush janë politikanët dhe përfaqësuesit e drejtësisë që morën pjesë në ceremoninë e pritjes së ambasadorit amerikan





