“Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim”, mesazhet pikante në protestë

Ka nisur këtë mbrëmje në Tiranë protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e tij nga politika, ndërsa në pankartat e tyre nuk kanë munguar mesazhet ironike dhe kritikat ndaj qeverisjes.
Një pjesë e pankartave i referohet deklaratave të kryeministrit Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku ai foli për mirëqeverisje dhe progresin e vendit.
“Në konferencë me BE-në flet për progres, por me Belën e inceneratorët bën rezistencë”, shkruhet në një prej pankartave.
Ndërkohë, një tjetër mesazh i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit:
“Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim”.
Protesta vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kërkesën për ndryshim politik.
Lexo edhe
POLITIKE
“Tetori i studentëve”/ Edison Lika: Do t’ia nxijmë jetën Ramës, do ta ndjekim me vezë e domate në çdo takim

“Bashkëpunuan me pushtuesit për Shqipërinë e madhe”/ Presidenti grek rihap plagët e Çamërisë. Kërkohet reagim nga Tirana zyrtare...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Koka: ‘Autostradë’ për të shpëtuar nga dosjet e SPAK

"Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!"/ Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

124 ditë qëndresë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Rama i jep leje ndërtimi deputetit të tij për të ngulur kullë 23 kate në zemër të Pogradecit

‘S’mund ta shkruajë Belinda dhe Rama ligjin’/ Gjokutaj: I pandehuri i nesërm, cakton rregullat e lojës së gjykatës sot

Korreshi për vizitën e Von der Leyen: Ursula thotë “jeni mrekulli’, por njerëzit kanë të grisur edhe astarin e xhepave





