Kryeministri Edi Rama ka komentuar projektin e investimit të Jared Kushner në Shqipëri, duke ftuar të interesuarit ta vizitojnë vendin për të kuptuar nga afër ambicien dhe përmasat e projektit.
Në konferencën e përbashkët për shtyp pas Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, Rama u ndal edhe te reagimet dhe protestat e zhvilluara për këtë çështje, duke deklaruar se ato kanë ndikuar në përmirësimin e projektit.
Duke iu përgjigjur gazetarit në sallë i cili e pyeti për arrestimin e kreut të SHISH Vlora Hysenin, kryeministri tha se askush nuk është mbi ligjin dhe se sistemi ka nisur të funksionojë.
“Do t’ju ftoja të vinit në Shqipëri, sepse kur e sheh nga jashtë mund të hutohesh, të ngatërrohesh, dhe po ta shihni me kaq filtra të medias online, do të jeni të paqartë. Projekti i Kushner përfshin shumë më tepër se një emër, është një projekt për të cilin kemi një ambicie të madhe. Duam ta realizojmë si një model për mënyrën se si të investojmë e si të zhvillojmë në kohët e sotme, në harmoni me natyrën.
Më duhet t’ju them se edhe manifestimet që janë përcjellë e transmetuar në mbarë botën kanë ndihmuar për ta përmirësuar dhe për ta bërë të ecë drejt rezultateve që do të jenë bindëse për më shumë njerëz sesa në fillim. Mbetet për t’u provuar dhe bazuar në fakte, ndaj presim me padurim kur do të tregojmë të gjithë punën që po bëhet.
Mund ta kuptoni shumë mirë se ç’nënkupton kur flasim për situata kur drejtësia bën punën e vet. Kjo është ajo për të cilën kemi nevojë. Kjo tregon se sistemi ka nisur të funksionojë. Kur e nisëm këtë rrugëtim, në këtë vend njiheshim si ‘atdheu i kulturës së pandëshkueshmërisë’. Vijmë këtu sot dhe njihemi si një prej vendeve pararojë, edhe sepse kultura e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe askush nuk është mbi ligjin.
Ai dje ishte sistem i kontrolluar nga korrupsioni dhe sot lufton korrupsionin. Kështu duhet të ecim ne përpara”, tha Rama.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Tetor18:31
‘Ky brez nuk mashtrohet më’, Saraçi: Rama kërkon të shuajë revoltën, por të rinjtë kërkojnë largimin e qeverisë
Kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, i ftuar në emisionin “Task Force”, ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë jopropo...
POLITIKE
13 Tetor18:23
Gazetari Koka: Dhunën po e ushtron policia, kockat e studentëve po i thyen Edi Rama!
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV, me Sonila Meçon, ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes s...
POLITIKE
13 Tetor18:21
FOTOLAJM/ Dhjetëra policë për të ndaluar një protestues. Momenti kur qytetari dhunohet dhe tërhiqet zvarrë nga efektivët
Një situatë e tensionuar ka përfshirë protestën e sotme e cila nisi rreth orës 14:00 në Rrugën e Durrësit që m...
POLITIKE
13 Tetor18:18
Rini e plagosur përballë institucioneve! Pamje rrëqethëse nga revolta e studentëve
Rinia shqiptare u ngrit sot në revoltë kundër narko-shtetit shqiptar.
Me mijëra të rinj vërshuan sot përpara Ministrisë...
POLITIKE
13 Tetor18:11
4 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia vijon me shoqërimet
Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej 4 orësh para Ministrisë së Arsimit, ku situata është...
POLITIKE
13 Tetor18:04
Reuters jehonë protestës së studentëve në Tiranë: Demonstrata mes një vale më të gjerë të aktivizmit studentor në Evropë
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
POLITIKE
13 Tetor17:53
Përplasjet te Ministria e Arsimit, reagon PD: Koha e Ramës mbaroi, pushteti nuk e mbron më
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me protestën e sotme studentore dhe tensionet e krijuara para Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje ...
POLITIKE
13 Tetor17:10
Boçi pas dhunës ndaj studentëve: Ky regjim duhet shembur me protestë mbarëqytetare
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve gjatë protest...
POLITIKE
13 Tetor17:04
VIDEO/ Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka qenë pranë studentëve të dhunuar nga policia në protestën e sotme para Minis...
POLITIKE
13 Tetor16:52
Berisha reagon për dhunën në protestën e studentëve: Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës në Tiranë, duk...