Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
POLITIKE

Skandali me ish drejtoreshën e SHISH/ Tabaku: E keni kthyer në normë, Kuvendi nuk mund të përdoret si mburojë politike

P
Piranjat 1 October 2026, 10:51 · 4 min lexim
Skandali me ish drejtoreshën e SHISH/ Tabaku: E keni kthyer në

Për deputeten e PD, Jorida Tabaku është e papranueshme që kryeministri Edi Rama, t’i shmanget mocionit për debat në Kuvend, lidhur me skandalin e ish drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Kryetarëve, lidhur me kërkesën e PD për mocionin për debat për skandalin Hyseni, Tabaku u shpreh se parlament nuk mund të përdoret për mburojë politike, ndërsa solli në vëmendjen përdorimin e tij për Belinda Ballukun.

‘E keni kthyer në normë. Është e papranueshme. Kryeministri do të duhet të vijë e të japë përgjigje’, ka thënë Tabaku.

Reagimi i plotë:

Së pari, më lejoni të them që ju besoj më mirë se të gjithë të tjerët se keni qenë ish-ministër i Mbrojtjes, por edhe kolegë të tjerë, si z. Mediu dhe të tjerë që kanë punuar në fushën e mbrojtjes, e dini rëndësinë që ka kjo çështje. Për ta trajtuar këtë si një çështje kombëtare, jo si një çështje qoftë partiake, qoftë të diskutimeve të njëanshme nga maxhoranca.

Unë së pari dua të ngre shqetësimin që mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pa përfaqësues nga opozita, për mua ishte jo vetëm e njëanshme, por ishte njëkohësisht një vendim i cili nuk ofroi transparencë. Sepse, në qoftëse transparenca do të ishte ofruar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar atje disa nga shqetësimet që ka ngritur opozita, do të ishim sigurisht duke diskutuar në një prizëm tjetër.

Fakti që mbledhja e Këshillit të Sigurisë u mblodh nga të njëjtët persona, të cilët do të ishin edhe ulur në tryezë, të cilët kanë pasur në dorë ta parandalojnë, ta kontrollojnë, ta monitorojnë këtë fenomen që nuk ishte i ri për opinionin publik, as për politikën, sepse ne e kemi denoncuar për vite me radhë. Dhe aty ishin po ata që mund ta kishin marrë vendimin dhe nuk e morën.

Për mua, e bën jashtëzakonisht të nevojshëm debatin parlamentar. E dëgjova me shumë interes kolegun parafolës dhe unë nuk e di se në cilën nga pikat që kërkon Prokuroria e Posaçme dhe është duke hetuar Prokuroria e Posaçme, lidhen kërkesat e Partisë Demokratike.

Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar, duke kontrolluar, hetuar faktin që shtetasja Vlora Hyseni ka ndihmuar, nëpërmjet furnizimit me të dhëna dhe informacion të klasifikuar, shtetasin Ergys Agasi, i cili është i akuzuar për një sërë veprash penale.

Ndërkohë që kërkesat që ne kemi bërë nuk lidhen me objektin e hetimit nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Kryeministri do të duhet të vijë e të japë përgjigje! Fatkeqësisht, ky parlament nuk mund të përdoret për mburojë politike. E përdorët për Belinda Ballukun, tani po e përdorni për Vlora Hysenin. E keni kthyer në normë. Është e papranueshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.