Pamje alarmante nga Durrësi/ Pika e skrapit shkakton ndotje masive me gazra të dëmshëm
Këto pamje të transmetuara pranë redaksisë së “Piranja News”, vijnë nga Durrësi. Shtëllunga të mëd...
Këto pamje të transmetuara pranë redaksisë së “Piranja News”, vijnë nga Durrësi. Shtëllunga të mëd...
90 minutat e qëndrimit në të njëjtën sallë e kryeministrit Edi Rama me kreun e Prokurorisë së Posaçme Klodian Bra...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe plat...
Me thirrje “Rama në burg”, “Berisha në burg” vijon marshimi në kryeqytet. Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe m...
Një draft me 150 ndryshime në sistemin e drejtësisë, në një moment kur hetimet kanë prekur një numër të konsid...
Kur qeveria e Partisë Demokratike, nënshkroi marrëveshjen me gazsjellësin Transadriatik, në kontratë u vu një klauzolë...
Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se po përpilohen traktatet e ardhshme të...
Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashk&eum...
Korrupsioni vijon të jetë një nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e biznesit në Shqipëri. Vlerësimi...
Policia e Tiranës ka filluar verifikimin e videove me përmbajtje seksuale të cilat prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rr...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka reaguar për vizitën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe mesazhet e saj për integrimin e Shqipërisë në BE. Në postimin e saj në Facebook, Harxhi shpreh kritika për atë që ajo e konsideron mungesë të adresimit të skandaleve të qeverisë Rama, duke renditur korrupsionin, krimin e organizuar, zgjedhjet dhe situatën e mediave.
Harxhi e lidh qasjen e BE-së edhe me zhvillimet gjeopolitike në Ballkan dhe situatën e sigurisë në Europë.
Postimi i plotë:
Miq të nderuar,
Presidentja e Komisionit Europian Znj. Von der Leyen, ka mbërritur në Shqipëri me një lajm që çdo kush do ta dëshironte në kohëra normale: integrim të kontrolluar në BE.
Në një vëzhgim të parë, ky është lajm i mirë për Shqipërinë, por kur e analizon e kupton që kjo mbart jo vetëm kushte por është krejtësisht i pamerituar.
Znj. Von der Leyen, nuk foli në fjalën e saj në lidhje me skandalet e qeverisë Rama të cilat janë të lidhura kryekëput me korrupsionin dhe krimin e organizuar;
Znj. Von der Leyen nuk përmendi për asnjë moment narko trafikun dhe lidhjen e tij të drejtpërdrejtë me Edi Ramën;
Znj. Von der Leyen nuk foli për hekurudhën Tiranë Durrës që ka promovuar vetë dhe që duhej të përfundonte para dy vitesh;
Znj. Von der Leyen nuk foli për Portin e Durrësit, investim me para të pista shqiptare dhe i fshehur me emrin e një sheiku nga Emiratet, pra jo europian;
Znj. Von der Leyen, nuk foli për tigrat në Vlorë; ajo nuk foli as për Smart City - investim jashtë vendeve të BE-së, as për Durana, Ekoparkun apo inceneratorët- megjithëse mjedisi tha ajo është çështje themelore për BE-në.
Znj. Von der Leyen nuk foli për anullimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, as për atë të Investimeve Strategjike, as për Amnistinë Fiskale, as për trafikun e armëve nga ky vend “kandidat në BE”, trafik ky i bërë në Afrikë dhe vende ku BE jep asistencë dhe ndihmë humanitare…
Znj. Von der Leyen nuk foli as për Zvërnecin, as për 120 kusur ditë protesta të shqiptarëve kundër Edi Ramës dhe represionit të tij. Ajo nuk foli as për zgjedhjet e vjedhura, Shërbimin Informativ Shqiptar dhe kërcënimin që situata e krijuar përbën për BE-në, as edhe për mungesën e lirisë së mediave në Shqipëri.
Znj. Von der Leyen nuk foli as për Kolegjin e Europës që e promovoi vetë para një viti, megjithëse mikja e saj Mogherini është në masa arresti për korrupsion; ajo nuk foli as për Edi Ramën autokrat!
Gjithëmonë kemi menduar se Edi Rama i përdor këta zyrtarë me lobingje për të shpëtuar vetë dhe jo për Shqipërinë. Po e ka bërë kudo dhe me këdo që i ofronte frymëmarrje dhe pushtet pavarësisht skandaleve të tij. Fatkeqësia është që këtë rradhë Presidentja e Komisionit Europian erdhi në Tiranë për të shpëtuar fytyrën e Komisionit dhe jo Edi Ramës.
Ballkani është aktualisht në një fushë të hapur midis interesave amerikanë dhe atyre të BE-së. Fatkeqësisht në disa pika kardinale këto nuk po konvergojnë më në Ballkan.
BE- ja po kalon situatë të vështirë politike, ku forcat sovraniste të djathta po marrin për ditë dhe më shumë terren elektoral në vendet kryesore të Europës; BE-ja kalon situatë të vështirë të sigurisë por edhe energjitike. Lajmet se Rusia mund të sulmojë Europën janë tashmë të përditshme. E në këtë vjeshtë të vështirë të 2026-ës, BE- ja ka nevojë për territore, aleatë, ekspansion gjeografik nga Kanadaja në Moldavi e Ukrainë e natyrisht në Ballkan.
Kjo është arsyeja e derës që hapet në këtë moment për Shqipërinë, megjithëse Shqipëria ka rrëshkitur në Narko-Diktaturë due Brukseli mbyll sytë!
ShBA trumpeton çdo ditë luftën kundër komunizmit, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. BE po lufton për mbijetesë.
Sa interesante ishte dita sot! Ambasadori Ëend të cilit i uroj mirëseardhjen dhe kapitull të ri të mbarë në Shqipëri, rendi të takonte që në mëngjes Kryeministrin… mbasdite vizita e paralajmëruar e Presidentes së Komisionit Europian e cila harroi që kish ardhur në kryeqytetin e narko-shtetit europian; e bashkë me ta protestuesit e parreshtur prej më shumë se njëqind ditësh vazhdonin refrenin e tyre… Edi Rama me zë të mekur duke e ditur që bileta i është prerë gjetkë dhe këtë rradhë as BE- ja në nevojë, nuk e shpëton dot!
Quo vadis Shqipëri… koha për kapitullin e ri, ashtu sic parashikoi dje Ambasadori Wend…
Pas skandalit të SHISH, ku drejtuesja e tij, Vlora Hyseni, po hetohet nën dyshimin për nxjerrje të informacionit të klasifikuar, kolone...
Gazetari Milaim Zeka komentoi masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Zeka foli për emërimin e saj në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve politike shqiptare të Pre...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, thotë se institucioni po zhvillon një seri auditimesh në sektorë me pesh&...
Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetar&eu...
Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka reaguar për vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe ta...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama të japë shpjegime për m&eum...
Me thirrje “Rama në burg”, “Berisha në burg” vijon marshimi në kryeqytet. Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe m...
Një draft me 150 ndryshime në sistemin e drejtësisë, në një moment kur hetimet kanë prekur një numër të konsid...
Presidenti Bajram Begaj, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Biseda u fokusua mbi procesin e integrimit të Sh...