Zgjedhjet në Serbi/ Meta apel faktorit politik shqiptar: Lini mënjanë dallimet, bashkohuni për një përfaqësim më të fortë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje forcave politike shqiptare në Luginën e Preshevës që të bashkohen në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi. Përmes një postimi, Meta e cilëson procesin zgjedhor si një mundësi për forcimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe për një zë më të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë.
Meta argumenton se dallimet politike duhet t’i lënë vend interesit të përbashkët dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Serbi. Sipas tij, bashkimi në një listë do të mundësonte që vota e shqiptarëve të përdorej në funksion të një përfaqësimi më domethënës dhe të mbrojtjes së të drejtave të tyre.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi janë një mundësi për fuqizimin e të gjithë faktorit politik shqiptar përmes bashkimit, për ta bërë çdo votë, të dobishme në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Serbi.
Dallimet politike duhet t’i lënë vend interesit të përbashkët kombëtar dhe domosdoshmërisë për një përfaqësim shumë më domethënës dhe zë më të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë.
Kjo është e vetmja rrugë për t'u dhënë shqiptarëve përfaqësimin e duhur dhe që të drejtat e tyre të mbrohen dhe respektohen!
Lexo edhe
POLITIKE
Boçi: Opozita të bashkërendojë aksionin politik me protestën qytetare

Avokati i Ergys Agasit: Vlora Hyseni s’ka qenë asnjëherë në zyrën e tij. Në makinë s’i është gjetur asnjë dokument i SHISH

Gjykata Kushtetuese i përgjigjet Bardhit: Palët duhet të presin vendimin e arsyetuar

Protesta e 122-të, aktivisti thirrje studentëve: Ejani në shesh, të rinjtë duhet të bëhen pjesë e revoltës

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

“Profesor, më masakruan notat meqë drejtova protestën e 2018”/ Lush Susaj thirrje kolegëve: Stop presionit! Mos iu ‘lëpini’ partisë...

“Duhet të japim vizionin e Shqipërisë së re”, aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Këlliçi takim me strukturat e degës 9 në Tiranë: Edi Rama dhe regjimi i tij janë në fund, por goditjen finale do t’ia japin demokratët...





