Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas
POLITIKE

“Bjeri borisë kundër qeverisë”, protestuesit "pushtojnë" rrugët e Tiranës, ftojnë shoferët t’i bashkohen revoltës

P
Piranjat23 November 2026, 19:12 · 2 min lexim
“Bjeri borisë kundër qeverisë”, protestuesit

“Bjeri borisë kundër qeverisë!” Me këtë thirrje, protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama u janë drejtuar drejtuesve të automjeteve gjatë marshimit të sotëm në rrugët e kryeqytetit.

Të rinjtë, studentët dhe qytetarët, të cilët kanë hyrë në ditën e 177-të të protestës, kanë ftuar shoferët të shprehin mbështetjen e tyre përmes borive të automjeteve, duke e kthyer këtë gjest në një formë simbolike kundërshtimi ndaj qeverisë.

Gjatë marshimit, protestuesit u kanë shpërndarë drejtuesve të mjeteve edhe fletëpalosje, përmes të cilave bëhet thirrje për pjesëmarrje masive në protestën mbarëkombëtare të paralajmëruar për të shtunën, më 28 nëntor.

Synimi është zgjerimi i mobilizimit qytetar përtej pjesëmarrësve të përditshëm në protestë, duke ftuar edhe qytetarë të tjerë t'i bashkohen tubimit të madh në kryeqytet.

Prej 177 ditësh, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë refuzuar thirrjet e tij për dialog, duke këmbëngulur se dorëheqja mbetet një kërkesë e panegociueshme.

Ndërkohë, përgatitjet për protestën e 28 nëntorit po intensifikohen, me organizatorët që synojnë një pjesëmarrje sa më të gjerë nga e gjithë Shqipëria.
 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.