Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë
KOSOVA

Pritet të mbahet nesër Kuvendi i Kosovës/ PDK-ja kërkon që të votohet ligji për Gjykatën Speciale

P
Piranjat18 November 2026, 16:13 · 3 min lexim
Pritet të mbahet nesër Kuvendi i Kosovës/ PDK-ja kërkon

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancën për ditën e nesërme, e cila pritet të nisë në orën 11:00, ku në rend dite janë gjithsej 12 pika, ndërsa nuk është përfshirë Ligji për Gjykatën Speciale. Seanca e cila u mbajt të enjten, u ndërpre në mungesë kuorumi pas 12 orësh.

Gjatë kësaj seance nuk janë zhvilluar diskutime rreth Ligjit për t’ia kufizuar mandatin Gjykatës Speciale për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve në sallë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Mergim Lushtaku, ka cituar se pret që nesër të vazhdohet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka mbetur pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se për datën se kur do të vazhdojë kjo seancë do të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare.

Pikat e rendit të ditës për ditën e enjte:

-Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

-Deklarimet jashtë rendit të ditës,

-Pyetjet parlamentare,

-Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e emergjencës për furnizimin e energjisë, nr. 03/11 datë 16.11.2026,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,

-Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

-Zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

-Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

-Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-020 për Efiçiencë të energjisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-023 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.