Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s...
KOSOVA

Vendimi për dënimin e ish-presidentit të Kosovës/ Gruaja e Rexhep Selimit reagon përmes një postimi në rrjetet sociale: Dënimi ishte një tjetër përshkallëzim i padrejtësisë

P
Piranjat17 November 2026, 18:46 · 2 min lexim
Vendimi për dënimin e ish-presidentit të Kosovës/ Gruaja e

HAGË- Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë e cila i shtoi dënimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me 17 muaj burg dhe dënimin e 7 personave të tjerë. Përmes një postimi në “Facebook” Selimi citoi se do të luftohet për drejtësi edhe në fazate tjera gjyqësore. 

Ajo shkroi se dënimi ishte një tjetër përshkallëzim i padrejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndërkohë që shtoi se këto dënime janë të papranueshme.

“Sot ndodhi edhe një përshkallëzim tjetër i padrejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ashtu siç ishte i padrejtë dënimi i H. Gucatit, N. Haradinajt, H. Shalës, S. Jonuzajt, I. Bahtjarit, P. Shalës dhe S. Mustafës, ashtu siç ishte e padrejtë edhe shpallja fajtorë e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, më 16 shtator të këtij viti, po ashtu edhe dënimi i sotëm i H. Thaçi, F. Fazliu, B. Smakaj dhe H. Kuqi është i padrejtë dhe i papranueshëm. Ne presim dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore. Ndërkohë, i uroj Isni Kilajt dhe familjes së tij për shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e tij”, shkruan ajo në postim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.