Vendimi për Hashim Thaçin, qeveria e Kosovës kritikon Hagën: Mungon transparenca

Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësime për transparencën dhe respektimin e të drejtave të palëve në proceset gjyqësore të Dhomave të Specializuara në Hagë, pas vendimit në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Në një reagim të publikuar të martën, ekzekutivi kosovar theksoi se respekton pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimet e tij, por nënvizoi se kjo nuk e përjashton të drejtën për të kritikuar mënyrën se si zhvillohen proceset gjyqësore.
Qeveria bëri të ditur se qëndrimi i saj ndaj Dhomave të Specializuara mbetet i pandryshuar, duke përsëritur shqetësimet për mungesën e transparencës, garantimin e të drejtave të palëve dhe respektimin e standardeve për një proces të rregullt ligjor.
“Besimi në drejtësi nuk ndërtohet vetëm mbi vendimet që merren, por edhe mbi mënyrën se si arrihet deri tek ato”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.
Reagimi vjen në vijim të kritikave të ekzekutivit kosovar ndaj funksionimit të Gjykatës Speciale, ndërsa autoritetet theksojnë rëndësinë e transparencës dhe respektimit të të drejtave themelore gjatë proceseve gjyqësore.
Lexo edhe
KOSOVA
Thaçi u dënua me 17 muaj burg, reagon djali i Kadri Veselit: Pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit! Urgjente ndërkombëtarët të reag...

Djali i Kadri Veselit kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës për Hashim Thaçin

Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”/ Reagimi i Thaçit pas vendimit të dytë të Hagës

Hashim Thaçi dënohet edhe me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë

Gjykatësi në Hagë: Thaçi organizoi tri grupe për të ndikuar te dëshmitarët

Grabitje e armatosur në Gjakovë, arrestohen 2 të dyshuarit, sekuestrohen armët dhe paratë

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy të rinj nga Rahoveci





