Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari Zyrtarizohet përjashtimi nga partia? Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist dhe në Kuvend Ngrohje apo dush me ujë të ngrohtë? Studentët e Mjekësisë përballë dilemës absurde në konvikte Rama pranon dështimin: Ekonomia po rritet, por nuk reflektohet në familjet shqiptare “Kamikazi” rrezikon familjen në Mamurras/ Parakalon dhe i pret rrugën shoferit me dy fëmijë në makinë... “Rrezik për sulme terroriste dhe kriminalitet në vendet me grumbullime”/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë lësho... “Në çdo fushë ka Gysët e tij”/ Berisha: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë ... Karrotrecat dëmtojnë asfaltin në fshatin Tregtan, në Has Tomor Alizoti: Të rinjtë dhunohen ndërsa policët shoferë të Agasit. Drejtoresha e SHISH i shërbente krimit... Zgjedhja e anëtarit të GJK, Blushi: Ambasadorë të caktuar për llogari të Edi Ramës i bënin presion Metës... Zbulohen 3 plantacione kanabisi në belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë
KOSOVA

Emocionuese/ Momenti kur Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani të Prishtinës

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka mbërritur në Kosovë për një vizitë pranë familjes, pas autorizimit të...

P
Piranjat18 November 2026, 12:19 · 3 min lexim
Emocionuese/ Momenti kur Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka mbërritur në Kosovë për një vizitë pranë familjes, pas autorizimit të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat kosovare, Krasniqi ka mbërritur në banesën e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ku janë vendosur forca të shumta të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar zyrtarisht lejimin e kësaj vizite për arsye humanitare.

Zëdhënësi i institucionit, Michael Doyle, ka sqaruar se Trupi Gjykues ka ngarkuar Sekretariatin me organizimin e vizitës së Krasniqit në Kosovë.

Doyle ka bërë të ditur se bëhet fjalë për vizitën e 15-të të një personi të paraburgosur që merr autorizim nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për të udhëtuar drejt Kosovës për arsye humanitare.

Këto vizita mundësohen në përputhje me Rregullën 56 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ndërsa vendimmarrja bazohet në vlerësimin e rrethanave konkrete, urgjencës dhe ndjeshmërisë së rastit.

Për Krasniqin, kjo është hera e dytë që i mundësohet kthimi i përkohshëm në Kosovë. Vizita e parë ishte autorizuar pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij.

Më 10 tetor 2024, ai kishte qëndruar pranë familjarëve dhe kishte kryer homazhe në varrin e të vëllait.

Jakup Krasniqi u arrestua më 4 nëntor 2020, ndërsa më 16 shtator të këtij viti, Dhomat e Specializuara e dënuan me 25 vite burgim.

Ai u shpall fajtor për katër akuza që lidhen me krime lufte, përkatësisht arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar të të paktën 385 personave, Krasniqi mori një dënim prej 15 vitesh burgim. Për trajtimin mizor ndaj të paktën 49 personave, u dënua me 4 vite, ndërsa për torturën ndaj të paktën 303 personave, me 20 vite burgim.

Për akuzën e vrasjes së paligjshme të të paktën 96 personave, ndaj tij u caktua një dënim prej 23 vitesh burgim.

Në përfundim, ndaj Krasniqit u dha një dënim i vetëm prej 25 vitesh burgim, nga i cili do të zbritet periudha që ai ka kaluar në paraburgim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.