Shiroka-Pula: Aktgjykimi i sotëm ndaj Thaçit e të tjerëve ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të tyre

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.
Ajo shprehet se aktgjykimi i sotëm ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të tyre.
“Çdo institucion i Republikës së Kosovë, duke përfshirë edhe Dhomat e Specializuar, duhet të veprojë në pajtim me juridiksionin që ka në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duhet të respektojë të drejtat që i përmban Kapitulli II i Kushtetutës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë të garantuara me Nenin 22 të Kushtetutës. Çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke garantuar të drejtat e të akuzuarve dhe respektimin e procedurave ligjore. Aktgjykimi i sotëm i Dhomave të specializuara ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të palëve”, thuhet në reagimin e presidencës.
Ndërkohë, më tej ajo thekson se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë porse “presim qe në këtë frymë do të veprojnë edhe Dhomat e Specializuara dhe çdo proces gjyqësor dhe të drejtat për ankimin të bëhen në frymën e standardeve ndërkombëtare të gjykimit të drejtë”.
Njëkohësisht, Shiroka-Pula deklaron se kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe sakrifica e popullit të Kosovës, janë pjesë e historisë sonë dhe nuk mund të vihen në pikëpyetje nga procese gjyqësore.
Lexo edhe
KOSOVA
Vendimi për dënimin e ish-presidentit të Kosovës/ Gruaja e Rexhep Selimit reagon përmes një postimi në rrjetet sociale: Dënimi ishte një ...

Beogradi lëshon fletarrest kundër terroristit Milan Radoiçiçit

Vendimi për Hashim Thaçin, qeveria e Kosovës kritikon Hagën: Mungon transparenca

Thaçi u dënua me 17 muaj burg, reagon djali i Kadri Veselit: Pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit! Urgjente ndërkombëtarët të reag...

Djali i Kadri Veselit kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës për Hashim Thaçin

Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”/ Reagimi i Thaçit pas vendimit të dytë të Hagës

Hashim Thaçi dënohet edhe me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë





