Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
LIFESTYLE

Pse zbutësi i rrobave po i dëmton peshqirët dhe si t’i riktheni butësinë e tyre

Zbutësi i rrobave mund t’i bëjë peshqirët të kenë aromë të këndshme dhe të duken më të butë, por përdorimi i vazhdueshëm mund të ketë efektin e kundërt

P
Piranjat20 November 2026, 10:35 · 2 min lexim
Pse zbutësi i rrobave po i dëmton peshqirët dhe si t’i

Zbutësi i rrobave mund t’i bëjë peshqirët të kenë aromë të këndshme dhe të duken më të butë, por përdorimi i vazhdueshëm mund të ketë efektin e kundërt.

Me kalimin e kohës, ata humbasin aftësinë për të thithur ujin dhe mund të fillojnë të mbajnë aroma të pakëndshme.

Ekspertja e lavanderisë Ashley Kidder shpjegon për Real Simple se zbutësi krijon një shtresë dylli dhe vajore mbi fibrat e pambukut.

Kjo shtresë grumbullohet pas çdo larjeje dhe pengon peshqirët të kryejnë funksionin e tyre kryesor: të thithin lagështinë.

Sipas saj, mbetjet e zbutësit bllokojnë në fibra lagështinë, papastërtitë dhe vajrat e lëkurës, duke krijuar kushte për aroma të pakëndshme dhe myk. Edhe përdorimi i tepërt i detergjentit mund të shkaktojë të njëjtin problem.

Por, zgjidhja është më e thjeshtë nga sa duket. Kidder rekomandon t’i lani peshqirët në temperaturë të lartë, duke shtuar një filxhan uthull të bardhë dhe pa përdorur detergjent.

Uthulla ndihmon në largimin e mbetjeve të zbutësit që janë grumbulluar në fibra.

Pas larjes, peshqirët duhet të thahen si zakonisht, në temperaturë mesatare ose të ulët.

Ekspertja sugjeron që kjo mënyrë pastrimi të përsëritet çdo tre muaj, në mënyrë që peshqirët të ruajnë butësinë dhe aftësinë thithëse. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.