Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Davor Macura, pronari i Alta Bankës në Serbi dhe mik me Aleksandar Vuçiç, u ndalua nën dyshimin se ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme rreth 45 miliardë dinarë, apo afërsisht 380 milionë euro, nga kasaforta e bankës. Prokuroria për Krim të Organizuar e Serbisë njoftoi më 2 nëntor se, përveç Macurës, u ndaluan edhe dy punonjës të lartë të bankës: drejtori i departamentit që menaxhon paratë e gatshme, G.M., dhe një zyrtar tjetër i këtij departamenti, I.P.
Sipas Prokurorisë, Macura dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij për të marrë para nga banka, me ndihmën e dy zyrtarëve të tjerë. Ata dyshohet se i kanë dhënë kartelat e tyre të hyrjes në kasafortë ose ia kanë mundësuar hyrjen duke e shoqëruar, edhe pse ai nuk kishte autorizim për të hyrë aty. Prokuroria bëri të ditur se më 31 tetor dhe 1 nëntor janë kontrolluar ambientet e Alta Bankës dhe banesa e Macurës. Gjatë kontrolleve është bërë edhe numërimi i parave të gatshme që ndodheshin në kasafortën e bankës. Tre të dyshuarit u ndaluan për 48 orë dhe pritet të merren në pyetje nga Prokuroria për Krim të Organizuar.
Avokati i Macurës, Isa Spahoviç, tha për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është dorëzuar vendimi për ndalim. “Nesër ai do të dalë para Prokurorisë, e cila do t’ia paraqesë hollësitë e rastit, përfshirë veprën penale për të cilën dyshohet, dhe do t’i kërkojë të deklarohet lidhur me akuzat. Ai ka të drejtë të deklarohet dhe mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë”, tha Spahoviç.
Ndalimi vjen vetëm disa ditë pasi Banka Qendrore e Serbisë ia hoqi Alta Bankës licencën e veprimtarisë, pas përkeqësimit të gjendjes së saj financiare.
Kush është Davor Macura?
Macura është një biznesmen serb, i cili e nisi veprimtarinë e tij me një këmbimore valutore në Beograd, në vitin 2008, dhe më pas e zgjeroi biznesin në sektorin bankar, shërbimet financiare, pasuritë e paluajtshme dhe tregti. Ai ishte në qendër të vëmendjes edhe në tetor, kur kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, kërkoi nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vendosjen e sanksioneve ndaj tij dhe tre biznesmenëve të tjerë serbë, të cilët i përshkroi si të afërt me pushtetin e Aleksandar Vuçiçit.
Në letrën e 14 tetorit, Wilson ngriti pretendime për përfshirjen e Alta Bankës në pastrim parash dhe kërkoi që Macurës t’i ndalohej hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe përdorimi i sistemit financiar amerikan.
Kush është Davor Macura?
Macura është një biznesmen serb, i cili e nisi veprimtarinë e tij me një këmbimore valutore në Beograd, në vitin 2008, dhe më pas e zgjeroi biznesin në sektorin bankar, shërbimet financiare, pasuritë e paluajtshme dhe tregti. Ai ishte në qendër të vëmendjes edhe në tetor, kur kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, kërkoi nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vendosjen e sanksioneve ndaj tij dhe tre biznesmenëve të tjerë serbë, të cilët i përshkroi si të afërt me pushtetin e Aleksandar Vuçiçit.
Në letrën e 14 tetorit, Wilson ngriti pretendime për përfshirjen e Alta Bankës në pastrim parash dhe kërkoi që Macurës t’i ndalohej hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe përdorimi i sistemit financiar amerikan. Alta Banka i kishte hedhur poshtë këto pretendime në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të pabazuara.
Macura nuk ishte nën sanksione amerikane në kohën kur u bë kjo kërkesë. Për momentin, nuk ka informacione që dëshmojnë ndonjë lidhje mes ndalimit të tij dhe kërkesës së mëhershme për sanksione./REL
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur bindjen se republikanët do të arrijnë rezultate të mira në zgjedhjet e mesit të manda...
Koreja e Veriut ka testuar një kokë luftarake me bomba thërrmuese, e projektuar për t’u vendosur në raketat balistike me rreze t&...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të mbrojë miliarderin Elon Musk në rast se demokratët nisin hetime ndaj tij pas zgjedhje...
Autoritetet franceze pezulluan sot importin dhe shitjen e prezervativëve ultra të hollë prej lateksi për meshkuj të prodhuar nga kompan...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të mbrojë miliarderin Elon Musk në rast se demokratët nisin hetime ndaj tij pas zgjedhje...
Shteti i Katarit fitoi nderin e organizimit së Kupës së Botës së Basketbollit FIBA 2027, në takimin e 28 Prill 2023 të Federa...
Gazetarja e njohur britanike Laura Kuenssberg ka zbuluar një episod të pazakontë nga karriera e saj, duke treguar se një ministër brita...
Një valë e re moti të keq ka përfshirë disa zona të Greqisë, ku reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë pritet t&eum...
Një 34-vjeçare në Oklahoma të SHBA-së është dënuar me shtatë burgime të përjetshme, pasi u shpall fajto...
Një nga episodet lidhet me një ministër të qeverisë, i cili dyshohet se mund të ketë tentuar ta përfshinte gazetaren n&...