“Sa të trashë mund të jeni për të mos e kuptuar..."/ 'Fotot' me Ergys Agasin, Hati reagon sërish

Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka mohuar kategorikisht se fotografia që po shpërndahet është reale. Sipas saj, personat që e kanë krijuar imazhin kanë marrë një fotografi nga profili i saj dhe e kanë përdorur për të gjeneruar një version me Inteligjencë Artificiale.
“Sa të trashë mund të jeni për të mos e kuptuar AI”, shkroi ajo fillimisht, duke publikuar edhe fotografinë që pretendon se është përdorur për manipulimin.
Hati deklaroi gjithashtu se këtë çështje e ka denoncuar në polici që në prill të vitit 2026 dhe se, sipas saj, fotografitë janë verifikuar si të krijuara përmes Inteligjencës Artificiale.
Ajo reagoi edhe ndaj pretendimeve se ekziston një video e saj, duke thënë se materiali për të cilin flitet nuk tregon fytyrën e personit dhe se nuk ka asnjë provë që vajza në video është ajo. Në një tjetër reagim, Hati publikoi edhe mesazhin e një ndjekësi që i shkruante se “dallohet që nuk je ti” dhe se fotografia është e gjeneruar me AI.
Kështu, ajo vazhdon të mohojë çdo pretendim që e lidh me materialet e shpërndara së fundmi në rrjet, duke këmbëngulur se bëhet fjalë për përmbajtje të manipuluar.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Pjesë e videove intime me Adi Hilën? Reagon Rozana Radi: Për këdo që tenton të dëmtojë emrin tim do të japë llogari përpara drejtësisë...

Emri i saj u përfol si pjesë e videove intime të Adi Hilës/ Aurela Gaçe: Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a...

Fifi del me reagimin e fortë: E turpshme! Nuk kam pasur asnjë bashkëpunim me Adi Hilën

"Do paraqitem nesër", zbardhet dëshmia e Adrian Hilës për policinë, kontaktohen edhe katër nga viktimat e identifikuara në videot intime...

“Ju të showbiz-it keni hapur këmbët për…”/ Zhaku komenton videot intime të personazheve publikë





