Shqiptarët bëjnë namin me s*ks të pambrojtur/ Ja sa raste diagnostikohen me HIV në muaj
Shifra shqetësuese janë raportuar për përhapjen e HIV-it në Shqipëri

Shifra shqetësuese janë raportuar për përhapjen e HIV-it në Shqipëri. Vetëm në dhjetë muaj janë regjistruar 113 raste të reja me HIV, 47 persona janë diagnostikuar në fazën e SIDA-s, ndërsa 13 kanë humbur jetën.
Mes rasteve të raportuara është edhe ai i një nëne që ka lindur një fëmijë të infektuar me HIV.
Shifrat janë bërë publike nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, e cila ngre shqetësimin për mungesën e transparencës mbi përmasat reale të përhapjes së virusit në vend.
“Ky duhet të ishte lajmi i ditës kudo. Asnjë nuk deklaron numrin e rasteve real dhe shkaqet pse janë shtuar kaq shumë”, shkruan shoqata.
Veçanërisht shqetësues mbetet numri i personave të diagnostikuar në fazën e avancuar të infeksionit. HIV-i mund të qëndrojë për vite pa simptoma të dukshme, duke e bërë testimin në kohë thelbësor për parandalimin e komplikacioneve.
Edhe transmetimi i virusit nga nëna te fëmija ngre pikëpyetje mbi diagnostikimin dhe trajtimin gjatë shtatzënisë, pasi ndërhyrja në kohë mund ta reduktojë ndjeshëm këtë rrezik.
Falë terapive antiretrovirale, personat që jetojnë me HIV mund të kenë një jetë të gjatë dhe, kur ruajnë një ngarkesë virale të padetektueshme, nuk e transmetojnë virusin përmes marrëdhënieve seksuale.
Pak ditë përpara 1 dhjetorit, Ditës Botërore të Luftës kundër SIDA-s, këto shifra ngrenë pikëpyetje serioze mbi efektivitetin e programeve të parandalimit, ndërgjegjësimit dhe testimit në Shqipëri.
Sa persona jetojnë me HIV në vendin tonë pa e ditur se janë të infektuar?/JOQ
Lexo edhe
AKTUALITET
Berisha: Çështja e parë është largimi me çdo kusht i regjimit të Ramës, pastaj zgjedhjet e lira. Edhe serbët u bashkuan

As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës

Familja bllokohet në automjetin e përmbytur, babai merr fëmijën në krahë për ta shpëtuar

Nuk u lejuan të protestonin para Kryeministrisë/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thirrje për mobilizim masiv në revoltën e 28...

"Është turp..."/ Policia ushtron forcë te Kryeministria, qytetarja: Përse nuk më lejoni të protestoj





