Protestuesit bllokojnë Rrugën e Durrësit, qytetarët intensifikojnë thirrjet kundër Ramës

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë ka marrë një tjetër zhvillim, pasi qytetarët kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, duke vijuar tubimin me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje”, është thirrja që dëgjohet vazhdimisht nga protestuesit, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit nga detyra, si dhe arrestimin e tij.
Tubimi nisi rreth orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku u bashkuan studentë, të rinj, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Fillimisht protestuesit qëndruan para godinës së ministrisë, ndërsa me vijimin e protestës situata ndryshoi dhe ata dolën në rrugë, duke bllokuar qarkullimin në Rrugën e Durrësit.
Pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe se largimi i kryeministrit mbetet kërkesa e tyre e panegociueshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët i vënë flakën fotos së Ramës

“Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Rama ‘i fton’ sërish për dialog...

Studenti nxjerr bllof Ramën: Në takim asnjë protestes! Nuk ka dialog

Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës

Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian

BIRN: Revolta e të rinjve, protestojnë kundër korrupsionit, pabarazisë e papunësisë!

Nis mbërritja e anëtarëve të Asamblesë së PS Tiranë, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Ulje e temperaturave/ Përkeqësohet moti në Dibër, breshëri mbulon rrugën pranë tunelit të Murrizit





