Banorët e Hoxharës ngrihen në protestë: Po na grabisin tokat për panele fotovoltaike

Po na grabisin pronat për të ndërtuar panele fotovoltaike. Banorët e Hoxharës në Fier kanë protestuar duke kundërshtuar ndërtimin e paneleve diellore, duke thënë se po u dëmtohet prona e tyre. Ata shtojnë se po u bëhet presion, ndërsa ish-zyrtarë të njësive administrative apo persona që kanë punuar në kadastër po përdoren si sekserë për të bindur banorët të shesin ose të lirojnë tokat e tyre. Më herët kjo çështje është denoncuar edhe nga emisioni “Plug” në Syri TV.
Banorët e Hoxharës në Fier kanë protestuar këtë të hënë kundër zaptimit të tokave bujqësore nga kompani që synojnë ndërtimin e parqeve me panele fotovoltaike. Ata shprehen se prej muajsh përfaqësues të kompanive të ndryshme kanë hyrë në tokat e zonës dhe kanë dëmtuar kufijtë ndarës të pronave.
Ata pretendojnë se kompani të ndryshme, përmes ndërmjetësve dhe sekserëve, po ushtrojnë presion mbi pronarët, duke i mashtruar se do t’u zgjidhin problemet e dokumentacionit të pronësisë. Banorët hedhin akuza se ish-punonjës të komunave dhe kadastrës janë të përfshirë në abuzimet me pronat.
Emisioni “Plug” ka denoncuar vazhdimisht marrjen e tokave të banorëve nëpërmjet dokumenteve false ose pa marrë më parë miratimin e këshillit bashkiak.
Lexo edhe
SOCIALE
Fara e kalbur e patates, fermeri i Maliqit denoncon skandalin: Humba 30 milionë lekë, shteti nuk çan kokën për ne

1 Qershori: Mbrojtja e fëmijëve nis edhe nga mbrojtja e të dhënave të tyre personale

Alarm mjedisor në Elbasan, tymi i dendur mbulon zonën te “Metalurgjiku"

Pagesë me kartë për turistët, por të huajt zgjedhin makina me qira

“Janë prekur 80% e sipërfaqeve të mbjella”/ Fermerët e fshatit Orman ngrenë alarmin për dëmtimin masiv të kulturës së patates

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Shqiptarët me orët më të gjata në punë, ja ku rendit vendi ynë!

245 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri të skajshme, nuk sigurojnë dot vaktet ushqimore dhe as paguajnë faturat





