
Sondazhi tregon të dhëna interesantë të rritjes së partive opozitare, ku duket qartë se Partia Demokratike me koalicionin e saj, së bashku me partitë “Shqipëria Bëhet” dhe partia “Mundësia” janë fituese në Tiranë me 48.5%, kundrejt 42% të Partisë Socialiste.
Prej muajsh, Shqipëria ndodhet në një krizë të rëndë politike, ndërsa mijëra nxënës të shkollave të mesme, studentë dhe pedagogë universitetesh janë ngritur në protesta dhe revoltë kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestës i është bashkuar edhe Partia Demokratike dhe forca të tjera politike. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të pranuara nga të gjitha palët.
Në këtë klimë të tensionuar politike, kompania e njohur italiane e sondazheve, “Istituto Demoscopico”, e njohur edhe si “NOTO”, ka realizuar një sondazh ekskluziv për SYRI-n, ku ka pyetur qytetarët se për cilën parti politike do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin ditën kur ata janë intervistuar.
Sondazhi është realizuar në periudhën 18–27 tetor 2026, në një kohë kur vendi po përjetonte protestat dhe revoltën studentore, si dhe përshkallëzimin e krizës politike. Kampioni i sondazhit përbëhet nga 2,000 qytetarë të intervistuar. Nga përpunimi i të dhënave është evidentuar mbështetja për partitë politike opozitare dhe partinë në pushtet. Marzhi i gabimit të sondazhit është plus/minus 3.3%.
Sipas rezultateve të sondazhit të realizuar nga NOTO për SYRI-n, mbështetja për partitë politike paraqitet si më poshtë:
• Partia Socialiste e Shqipërisë: 42%
• Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike: 37.5%
• Partia Mundësia: 6%
• Nisma dhe Shqipëria Bëhet: 5%
• Lëvizja Bashkë: 4%
• Koalicioni i Djathtë për Zhvillim (DZH): 2%
• Partia Socialdemokrate: 1.5%
• Koalicioni Euro-Atlantik (KEA): 1%
• Lëvizja Atdheu (LA): 0.5%
• Partia Aleancë Kombëtare Shqiptare: 0.3%
• Partia Aleanca për Demokraci dhe Drejtësi (ADR): 0.2%.

Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 November17:46
“Paraja e pistë po mbyt ekonominë”, Tabaku: Bujqësia dhe prodhimi po shkojnë drejt kolapsit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një sërë shqetësimesh për politikat ekonomike të qeverisë, du...
POLITIKE
2 November17:25
Kërcënimet e Ramës në qeli përmes Toni Gogut/ Veliaj nxjerr letrën: Hiq dorë nga bashkia Tiranë dhe delegoje te...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
POLITIKE
2 November16:14
E kërcënoi në emër të Ramës? Toni Gogu pranon takimin me Veliajn në burgun e Fierit
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas raportimeve për takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e F...
POLITIKE
2 November16:06
Bashkia peng i luftës Rama–Veliaj/ Si arritën dy miqtë e dikurshëm te shantazhi mafioz në qelitë e Fierit
Ultimatum me nota mafioze për Erion Veliajn në qelitë e paraburgimit në Fier drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, përme...
POLITIKE
2 November15:59
Plarent Ndreca: Toni Gogu takoi fshehurazi Veliajn në burgun e Fierit! E kërcënoi në emër të Ramës
Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Go...
POLITIKE
2 November15:34
Ministrja Adea Pirdeni humbet fillin e fjalimit para Ramës, ja çfarë i tha kryeministri
Një moment i sikletshëm për ministren e Administratës Publike, Adea Pirdeni u shënua këtë të hënë gjatë p...
POLITIKE
2 November14:56
Gaz Bardhi: Buxheti i shtetit po mbush xhepat e pushtetarëve, jo të shqiptarëve
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në “News24”, komentoi projektbuxhetin për 2027.
Gjatë intervistës, Bardhi t...
POLITIKE
2 November13:57
‘Presidenti, një ushtar i bindur i Ramës’, Këlliçi: Përfaqëson vetëm interesat kriminalo-korruptive të kryeministrit
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj kreut të shtetit, pas dekretimit nga ana e këtij të fundit të hartës ...
POLITIKE
2 November13:27
Përplasjet në Komisionin e Kulturës për protestat, Zhupa kërkon largimin e Ramës: Qeveri tranzitore!
Në Komisionin Parlamentar të Kulturës ditën e sotme zhvillimi i protestave studentore dhe dhuna fizike mes qytetarëve dhe forcave t&eum...
POLITIKE
2 November13:04
Zgjedhjet vendore 2027/ Maliqi: Opozita të nisë menjëherë mobilizimin në terren
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale të 9 majit 2027, duke k&e...