Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që...
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK jep pretencën për planet e vrasjes së Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. Ja sa vite burg kërkohet për dy autorët

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të akuzuar për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin. Sipas akuzës, të dy, […]

P
Piranjat 5 November 2026, 16:01 · 1 min lexim
EMRAT/ SPAK jep pretencën për planet e vrasjes së Ervis Martinajt

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të akuzuar për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin. Sipas akuzës, të dy, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet për realizimin e atentateve gjatë periudhës qershor-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Duka.

Çështja është një fraksion i dosjes së njohur si “Revanshi”, ku hetimet u mbështetën në mijëra komunikime të zbardhura në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, përmes të cilave u zbuluan plane dhe episode të ndryshme të përplasjes mes grupeve kriminale.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022, ndërsa Erigers Mihasi u ekzekutua në një atentat në Tiranë.

Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur si një prej njerëzve të afërt me Ervis Martinajn. Duka u shpall fajtor si organizator i ekzekutimit të Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.