PSG merr lajmin e mirë para Manchester Cityt, Dembélé dhe Mendes do të jenë të gatshëm

Paris Saint-Germain merr përforcime të rëndësishme përpara përballjes me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve. Ousmane Dembélé dhe Nuno Mendes pritet të rikthehen në formacionin titullar për ndeshjen e së mërkurës, që nis në orën 21:00.
Sulmuesi francez dhe mbrojtësi portugez nuk u aktivizuan në fitoren 3-1 ndaj Le Mans në Ligue 1, pasi trajneri Luis Enrique vendosi t’u jepte pushim pas angazhimeve me kombëtaret. Tashmë, të dy pritet të jenë gati për një nga sfidat më të rëndësishme të PSG-së në fazën e ligës.
Vëmendja është veçanërisht te Dembélé, i cili synon të konfirmojë formën e tij në kompeticionin ku ka spikatur më shumë. Në ndeshjen kundër Slovan Bratislavës, më 9 shtator, ai realizoi dy gola dhe dha dy asistime, duke regjistruar paraqitjen e tij më të mirë të sezonit deri në atë moment.
Një tjetër lajm pozitiv për Luis Enriquen është se skuadra nuk ka probleme të raportuara me dëmtime. Kështu, PSG pritet të zbresë me forcat kryesore në fushë përballë Manchester Cityt, në një duel që premton spektakël dhe që mund të ketë peshë të rëndësishme në ecurinë europiane të të dyja skuadrave.
Lexo edhe
SPORT
The Times ngre dyshime të mëtejshme rreth Infantinos: "Një rrogë e dytë e padeklaruar"

Barcelona gjen “trajnerin” e saj në fushë, Rodri merr drejtimin e mesfushës së Flick…

Rrezik në Riad, ndeshja shtyhet me një orë, por Ronaldo shënon sërish dhe i afrohet historisë

Messi ka trofetë, Maradona ka shpirtin/ Sekreti i dy legjendave të Argjentinës

VIDEO/ Përleshje e dhunshme me karrige mes tifozëve, kaos jashtë stadiumit

Tronditet bota e futbollit! Futbollisti vdes papritur në moshë të re

Itali, i porsalinduri gjendet i braktisur në një qese

Partizani mbetet pa trajner, një kroat alternativë për pankinën





