Wayne Rooney kundër: Manchester United nuk duhet t'i pranojë titujt, nëse do t'i hiqeshin Cityt

Sipas Wayne Rooney, Manchester United nuk do t’i pranonte titujt e Premier League nëse do t'i hiqeshin Manchester Cityt për shkelje të rregulloreve financiare.
City do të apelojë dënimin e mundshëm-ende të panjoftuar-i cili mund të përfshijë revokimin e tetë titujve të Premier League të fituar që nga viti 2008.
Ish-shokët e ekipit të Rooneyt te United, Rio Ferdinand dhe David de Gea, kanë argumentuar se ish-klubit të tyre duhet t'i jepen titujt në mënyrë retrospektive. Rooney nuk beson se United, ose ndonjë ekip tjetër, duhet t'i pranojë titujt pasi të përfundojë i dyti.
"Të jem i sinqertë, nuk do të ndihesha rehat t'i pranoja ato, sepse nuk mendoj se i meritonim", tha ai për podkastin 'Stick to United'.
"E vura veten në vendin e lojtarëve të tyre: ata bënë gjithçka që mundën për të fituar titullin e Premier League dhe, në mendjet e tyre, ia dolën mbanë. Nëse kjo do të më ndodhte mua, nëse papritmas do të bëhej e qartë se Manchester United kishte bërë të njëjtën gjë dhe mua do të më hiqej titulli i Premier League, do të isha absolutisht i shkatërruar", tha ish-futbollisti, tani 40 vjeç.
Lexo edhe
SPORT
Lideri i ri, largimi i Messit ndryshon hierarikitë, ja kapitenët e Argjentinës

“Betejë” në distancë, Yamal dhe Kane “ndezin” garën për “Topin e Artë”

John Stones dënohet me gjobë/ Ish-mbrojtësi i Cityt u kap duke tejkaluar shpejtësinë dhe përdorur telefonin

Mbappé shmang operacionin, por mund të mungojë ndaj Villarrealit

Manchester City shpallet fajtor! A do të heqë dorë Enzo Maresca nga mekato e janarit?

Ronaldo mungon në stërvitjen e Portugalisë, pas ndeshjes së parë pa minuta që nga 2008

Rey Manaj parakalon Kushtën dhe Salihin, barazon Sadikun dhe vihet në ndjekje të rekordit të Bogdanit

AS Roma ndalon Dybala dhe Molina të marrin pjesë në lamtumirën e Messit me Argjentinën





