Sulm me armë kimike në Uashington? Reagon Araghchi: Na kurseni nga propaganda e stilit të luftës në Irak
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mohoi të martën se Teherani po planifikonte të përdorte armë kimike në Uashington, ndërsa kryetari i

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mohoi të martën se Teherani po planifikonte të përdorte armë kimike në Uashington, ndërsa kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, akuzoi mediat amerikane se po përhapin mesazhe në favor të luftës.
Araghchi shkroi në X se mediat që ai i cilësoi si “pro-Izrael” kishin përhapur gjatë 72 orëve të fundit pretendimin për armë kimike, si dhe një pretendim tjetër se Irani po ndërtonte baza raketore nën diga.
“Na kurseni nga propaganda e stilit të Luftës në Irak, veçanërisht kur pas saj duken qartë gjurmët e Izraelit. Askush nuk po i beson këto pretendime”, shkroi ai.
“Të njëjtat akuza të rreme, e njëjta nxitje e luftës, logo të reja”, shkroi Qalibaf në X.
“Besueshmëria e së djathtës ka arritur pikën më të ulët, ndaj operacioni i propagandës është zhvendosur te NYT dhe CNN”, theksoi ai.
Qalibaf tha se ky operacion ishte “miratuar nga Larry Ellison”, të cilin e përshkroi si donatorin më të madh privat të ushtrisë izraelite dhe “pronarin e ri të CNN”. Ai shtoi: “Kapja e mediave është në zhvillim të plotë”.
Reagimi i Iranit erdhi pas një raportimi të CNN të hënën, i cili citonte shtatë zyrtarë amerikanë të njohur me informacionet e inteligjencës, sipas të cilave Irani kishte shqyrtuar mundësinë e sulmeve ndaj zyrtarëve të lartë të administratës Trump në Uashington, duke përdorur një bombë të pistë radioaktive ose armë kimike.
Sipas raportimit, informacionet e inteligjencës tregojnë për përpjekje për të hartuar skenarë të mundshëm sulmesh, dhe jo për prova të një operacioni të afërt. Disa burime thanë se ishin identifikuar lokacione konkrete dhe objektiva të mundshëm në kryeqytetin amerikan.
Aktiviteti i raportuar ka shtuar shqetësimet për sigurinë dhe ka nxitur planifikimin e masave emergjente nga zyrtarët amerikanë, por ekzistojnë mendime të ndryshme nëse Teherani ka kapacitetin ose synimin për të kryer një sulm të tillë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lauren Bis, tha se administrata po monitoron kërcënimet e mundshme, por theksoi se në këtë moment nuk ka “kërcënime të besueshme ndaj territorit amerikan”.
Lexo edhe
BOTA
Kuvendi i Serbisë nis punën me përfaqësimin e ri, Vuçiç përplaset me lëvizjen studentore: Terror institucional!

Parandalimi i sulmit terrorist në Greqi, zbulohet shënjestra e katër shqiptarëve

Rastësi apo diçka më shumë? Nga Microsoft te NSA dhe gjigantët e medias, bota në alarm nga kaosi teknologjik brenda një jave

VIDEO/ Loja e pafajshme mes fëm*jëve për pak sa nuk kthehet në tragjedi

Alarm në Hungari, droni rus përplaset me makina të parkuara pranë kufirit me Ukrainën





