Kuvendi i Serbisë nis punën me përfaqësimin e ri, Vuçiç përplaset me lëvizjen studentore: Terror institucional!

Parlamenti i Serbisë ka nisur punën me përbërjen e re, ku përfaqësuesit e lëvizjes studentore kanë marrë zyrtarisht mandatet e deputetëve. Zhvillimi shënon një moment të rëndësishëm në skenën politike serbe, pas rezultatit që i dha kësaj lëvizjeje një rol të rëndësishëm në institucionin ligjvënës.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, Lista Studentore ka siguruar 140 nga 250 mandatet parlamentare, ndërsa Partia Progresive Serbe e drejtuar nga Aleksandar Vuçiç ka marrë 103 vende. Pas betimit të deputetëve, në Kuvend ka nisur debati për zgjedhjen e kryetarit të ri, me Aleksandar Çupiçin dhe Stojan Radenoviçin si kandidatë për këtë post.
Ndërkohë, Vuçiç ka reaguar ashpër ndaj lëvizjes studentore, duke e akuzuar për presion institucional, kërcënime dhe sulme ndaj anëtarëve të partisë së tij. Fjalimi i presidentit serb zgjati më shumë se një orë e gjysmë dhe u shoqërua me tensione politike. Jashtë godinës së Parlamentit në Beograd u mblodhën qindra qytetarë në mbështetje të deputetëve të lëvizjes studentore, ndërsa përfaqësuesit e partisë së Vuçiçit u pritën me reagime negative nga turma.
Lexo edhe
BOTA
Parandalimi i sulmit terrorist në Greqi, zbulohet shënjestra e katër shqiptarëve

Rastësi apo diçka më shumë? Nga Microsoft te NSA dhe gjigantët e medias, bota në alarm nga kaosi teknologjik brenda një jave

VIDEO/ Loja e pafajshme mes fëm*jëve për pak sa nuk kthehet në tragjedi

Alarm në Hungari, droni rus përplaset me makina të parkuara pranë kufirit me Ukrainën

Skandali me spiunen kineze/ Huang thyen heshtjen me një deklaratë të fortë pak ditë pas dorëheqjes nga drejtimi i Nvidia-s

Italia përgatitet për greva të përgjithshme të premten. Trenat, shkollat dhe kujdesi shëndetësor në rrezik

VIDEO/ Momenti kur rrëzohet avioni, vdesin 17 personat në bord

Ndërpritet rrjeti shumë sekret i komunikimit i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së





