Zbulohet “laboratori” nëntokësor i drogës në Shkodër, 10 të arrestuar! Sekuestrohen 2600 rrënjë kanabis

Një ambient nëntokësor me hyrje të kamufluar, i përshtatur për kultivimin e kanabisit me llamba dhe për përpunimin e lëndës narkotike, është zbuluar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “Labirinti”.
Në këtë ambient u konstatuan dhe u arrestuan në flagrancë 10 persona: D. K., 36 vjeçe, dhe M. P., 38 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër; A. K., 61 vjeç, E. K., 41 vjeç, dhe R. D., 28 vjeç, banues në Cërrik; A. G., 37 vjeç, banues në Tiranë; A. L., 46 vjeç, banues në Poliçan; F. L., 18 vjeç, dhe A. T., 30 vjeç, banues në Ishull-Lezhë; si dhe E. T., 25 vjeç, banues në Mirditë.
Gjatë kontrollit në një magazinë, policia zbuloi një hyrje të kamufluar që të çonte në një ambient nëntokësor, i cili ishte ndarë në dy pjesë. Njëra prej tyre ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ndërsa pjesa tjetër përdorej për përpunimin e kanabisit.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan rreth 2 600 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo, si dhe 170 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë.
Nga verifikimet policore rezultoi se njëri prej të arrestuarve, 46-vjeçari A. L., ishte shpallur më parë në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Lexo edhe
AKTUALITET
Stuhi në Prrenjas, disa fshatra mbeten pa drita

U kapën duke trafikuar 25 kg kokainë, kërkohen 27 vite burg për dy shqiptarët në Zvicër

Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga

Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve

Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes"





