Kush e vrau “Sel Çamin” në Fier? Shoqërohen në polici 3 persona, detajet

Tre persona janë shoqëruar në polici në kuadër të hetimeve për vrasjen me armë zjarri të Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, në Fier. Identitetet e tyre nuk bëhen ende të ditura, ndërsa pritet të merren në pyetje nga grupi hetimor për të verifikuar nëse kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë, hetuesit po përqendrohen edhe te një automjet i djegur, i gjetur në zonën e Pojanit, brenda të cilit janë zbuluar dy armë zjarri. Automjeti dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e krimit përpara ose pas ekzekutimit.
Dy armët e gjetura janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike, për të përcaktuar nëse janë përdorur në vrasjen e Hasanit.
Paralelisht, grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi. Nga verifikimet e deritanishme është evidentuar prania e një automjeti tip “Volvo”, por pamjet nuk kanë mundur të identifikojnë autorët apo të zbardhin lëvizjet e tyre.
Sa i përket mënyrës së ekzekutimit, ende nuk ka një informacion zyrtar për numrin e plumbave që kanë goditur viktimën. Një nga pistat që po verifikohet është se Hasani mund të jetë qëlluar me tre plumba, dy në pjesën e barkut dhe një në nofull.
Selami Hasani, i cili raportohet se kishte dalë së fundmi nga burgu, ishte dënuar më parë për vrasjen e një familjari të Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motiveve të vrasjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shembet rruga në Tropojë, bllokohet aksi Bajram Curri–Cerrnicë nga reshjet e dendura

Zbulohet “laboratori” nëntokësor i drogës në Shkodër, 10 të arrestuar! Sekuestrohen 2600 rrënjë kanabis

Stuhi në Prrenjas, disa fshatra mbeten pa drita

U kapën duke trafikuar 25 kg kokainë, kërkohen 27 vite burg për dy shqiptarët në Zvicër

Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga





