Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sindikata e Universiteteve mbështet protestat studentore, kërkon përshtatjen e kalendarit akademik Aksident në Kakavijë, makina përplaset me motorin një person i lënduar! 'Të ndahet shteti nga partia'/ Reforma Zgjedhore, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës Arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e një banke në Tiranë Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë
SPORT

Tifozët bllokojnë autobusin e skuadrës mike, anulohet derbi në futbollin holandez

Një situatë e pazakontë ka tronditur futbollin holandez

P
Piranjat 9 November 2026, 09:05 · 2 min lexim
Tifozët bllokojnë autobusin e skuadrës mike, anulohet derbi

Një situatë e pazakontë ka tronditur futbollin holandez. Derbi mes Vitesse dhe De Graafschap, i vlefshëm për kategorinë e dytë, u anulua të dielën pasi tifozët e skuadrës mike bllokuan autobusin e ekipit dhe nuk e lejuan të nisej drejt stadiumit “GelreDome”, në Arnhem.

Ndeshja ishte programuar të fillonte në orën 12:15, ndërsa mijëra tifozë vendas kishin mbushur shkallët e stadiumit. Megjithatë, futbollistët e De Graafschap nuk mbërritën kurrë për të zhvilluar takimin.

Shkak për revoltën u bë vendimi për të reduktuar numrin e biletave për tifozët miq nga 800 në 500, si dhe vendosja e masave shtesë të sigurisë. Pas kundërshtimeve dhe refuzimit të një pjese të mbështetësve për t'iu bindur kushteve të përcaktuara, autoritetet vendosën që tifozëve të De Graafschap t'u ndalohej plotësisht hyrja në stadium.

Reagimi ishte ekstrem. Tifozët bllokuan daljen e autobusit nga stadiumi dhe kyçën portat e parkimit, duke penguar skuadrën të udhëtonte drejt Arnhemit.

Federata Holandeze e Futbollit reagoi ashpër përmes Jan Bluyssen, përgjegjësit për çështjet e garave, i cili e cilësoi situatën të papranueshme dhe të paprecedentë.

Edhe në një deklaratë zyrtare, federata dënoi sjelljen e tifozëve, duke theksuar se veprime të tilla dëmtojnë klubin, skuadrën dhe mijëra njerëz që kishin planifikuar të ndiqnin ndeshjen. Çështja tashmë i është referuar organeve disiplinore, të cilat do të shqyrtojnë edhe pasojat për De Graafschap.

Nga ana tjetër, klubi reagoi shkurtimisht në rrjetet sociale, duke u shprehur i tronditur nga ngjarjet dhe duke bërë të ditur se do të japë një qëndrim më të plotë pasi të ketë vlerësuar situatën.

Për momentin nuk është përcaktuar një datë e re për zhvillimin e derbit dhe as nuk është bërë e ditur se çfarë ndëshkimi mund të marrë De Graafschap.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.