Avokatia vendos sot për vijimin e bojkotit pas pezullimit nga Apeli
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur lidhur me vi...
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur lidhur me vi...
Dalin në dritë gjithnjë e më shumë dëshmi të tmerrit nga tragjedia në hekurudhat spanjolle, e cila deri më tani ka...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka rikonfirmuar qëndrimin e saj ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke deklaruar hapur se nuk ka asnjë ars...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u transferua gjatë ditës së djeshme nga burgu i Durrësit në drejtim të atij të ...
Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti Bashkim Zeneli. Ai ka ndërruar jetë n...
Detyrimet e Shqipërisë nga çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar kanë arritur në 184.7 milionë euro deri në f...
Një aksident është regjistruar këtë të premte në Unazën e Madhe në Tiranë. Raportohet se në aksident jan...
Një 31-vjeçar, shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut,...
Analisti, Andi Bushati deklaroi se një prokuror i SPAK, ka vajtur në Vjenë për të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit,...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar qëndrimin ndaj zgjedhjeve presidenciale në Brazil, duke i cilësuar ato si “një tur...

Turqia po përgatitet të zyrtarizojë kandidaturën e Feridun Sinirlioglu, sekretarit të përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe ish-ministrit të Jashtëm turk, për postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Sipas burimeve të cituara nga Türkiye Today, shpallja pritet të bëhet në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve në Këshillin e Sigurimit.
Vendimi i Ankarasë lidhet me rezultatet e konsultimeve joformale mes 15 anëtarëve të Këshillit, ku asnjë kandidat nuk ka arritur deri tani të sigurojë mbështetjen e të pesë anëtarëve të përhershëm me të drejtë vetoje.
Gjashtë raundet e zhvilluara kanë treguar se fuqitë kryesore nuk kanë arritur konsensus për emrin që do të pasojë António Guterresin, mandati i të cilit përfundon në fund të dhjetorit.
Burimet diplomatike bëjnë të ditur se Ankaraja dëshiron të vlerësojë paraprakisht qëndrimet e anëtarëve të Këshillit përpara se të finalizojë nominimin.
Sondazhi i radhës, i parashikuar për të enjten, konsiderohet vendimtar për të kuptuar prirjet e votimit dhe pozicionet e kandidatëve. Nëse kandidatura e Sinirlioglu zyrtarizohet, ai do të bëhet emri i tetë në garën për drejtimin e organizatës.
Ndër kandidatët kryesorë është Rebeca Grynspan, ish-nënpresidente e Kosta Rikës, e cila mori nëntë vota inkurajuese në konsultimet e fillimit të tetorit.
Një tjetër pretendent i rëndësishëm është Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Turqia ka nisur ndërkohë përpjekjet diplomatike për të siguruar mbështetje për kandidaturën e saj. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar biseda telefonike me udhëheqës të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Më 27 tetor, ai bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin diskutoi edhe për zgjedhjen e sekretarit të ardhshëm të përgjithshëm të OKB-së.
Ankaraja këmbëngul se organizata duhet të reformohet për të pasqyruar më mirë realitetin ndërkombëtar dhe për të mos privilegjuar vetëm interesat e fuqive të mëdha.
Qëndrimi turk, mbështetet në parimin se bota është më e madhe se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe se vendimmarrja globale duhet të jetë më përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.
Sinirlioglu ka një karrierë të gjatë në diplomacinë turke. Ai shërbeu si ministër i Jashtëm në vitin 2015 dhe si përfaqësues i përhershëm i Turqisë në OKB nga viti 2016 deri më 2023. Në dhjetor të vitit 2024 mori drejtimin e OSBE-së, institucion që vazhdon ta drejtojë.
Sipas procedurës, kandidati për sekretar të përgjithshëm duhet të marrë të paktën nëntë vota në Këshillin e Sigurimit dhe të mos përballet me veton e Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë ose Francës.
Rekomandimi i Këshillit i kalon më pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku përfaqësohen 193 shtete.
Në këto kushte, kandidatura turke synon të përfitojë nga mungesa e konsensusit dhe të paraqitet si një alternativë diplomatike në një moment kur besueshmëria dhe efektiviteti i OKB-së janë vënë në pikëpyetje.
Ndërkohë, gara mund të marrë një dimension tjetër nëse Emiratet e Bashkuara Arabe vendosin të paraqesin kandidaturën e Lana Nusseibeh, ambasadores së tyre në OKB.
Türkiye Today, e lidh mundësinë e kandidimit me përpjekjet e Abu Dhabit për të zgjeruar ndikimin në institucionet ndërkombëtare. Megjithatë, deri tani nuk ka njoftim zyrtar për një kandidaturë të tillë.
Mbetet e paqartë nëse një nismë e mundshme e Emirateve do të ishte tërësisht e pavarur apo nëse mund të nxitej në prapaskenë nga Izraeli, aleati i tyre i ngushtë.
Nuk ka prova publike që të mbështesin një lidhje të tillë, por një kandidaturë e Abu Dhabit do të shtonte një tjetër dimension gjeopolitik në garën për drejtimin e OKB-së, duke e vendosur atë potencialisht përballë kandidaturës turke.
Thasë të zinj mbeturinash, të mbushur me dokumente të shkatërruara, zyra të mbyllura me çelës në institucionet s...
Një 35-vjeçar, Nadir Rossi, është arrestuar në Verona të Italisë, nën dyshimin se ka vrarë bashkëshorten e t...
Monica Montefalcone dhe vajza e saj, Giorgia Sommacal, të cilat humbën jetën tragjikisht në majin e këtij viti gjatë një zhyt...
Të paktën katër persona raportohet se kanë humbur jetën pasi një helikopter ushtarak italian, pjesë e misionit paqeruajtë...
Është publikuar një video që tregon momentin kur një dron detar godet një anije me pronësi greke në brigjet e Bullgaris&...
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia nuk synon një përballje ushtarake me Evropën, por është e gatshme të reagojë...
Shkencëtarët kanë arritur një rezultat të rëndësishëm në kërkimin e shenjave të jetës përtej To...
Pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Toledos, në Spanjë, ku humbën jetën të pakt&eum...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit kanë prodhuar një ndryshim të rëndësishëm në Serbi. Lëvizja stud...
Nesër në të gjithë Italinë janë planifikuar greva dhe protesta të mëdha, të nxitura nga rritja e kostos së jet...