Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit
BOTA

VIDEO/ Avioni përplaset me një makinë, dy të moshuar plagosen rëndë

Një aksident i pazakontë është regjistruar të martën në Melbourne të Australisë, ku një avion i vogël është përplasur me një automjet që po lëvizte në një rrugë pranë aeroportit.

P
Piranjat10 November 2026, 21:15 · 3 min lexim
VIDEO/ Avioni përplaset me një makinë, dy të moshuar

Një aksident i pazakontë është regjistruar të martën në Melbourne të Australisë, ku një avion i vogël është përplasur me një automjet që po lëvizte në një rrugë pranë aeroportit.

 Si pasojë e incidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa fatmirësisht personat që ndodheshin në avion kanë shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 sipas orës lokale, në MacIntyre Lane, pranë Aeroportit Lilydale, në zonën Yering. Sipas mediave australiane, avioni i tipit Piper PA-28, me një motor, ishte duke kryer një fluturim stërvitor, me një pilot student dhe instruktorin e tij në bord, kur gjatë afrimit për ulje goditi një automjet që po kalonte në rrugën pranë pistës.

Nga përplasja u plagosën një grua rreth të 60-ave dhe një burrë rreth të 70-ave, të cilët ndodheshin në automjet. Të dy pësuan dëmtime në kokë dhe u transportuan me urgjencë në Spitalin Maroondah. Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet shëndetësore, gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.

Ndërkohë, dy personat që ndodheshin në avion, piloti student dhe instruktori, nuk pësuan lëndime, pavarësisht dëmtimeve të konsiderueshme të mjetit fluturues.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë përmasat e aksidentit. Automjeti tip SUV, me ngjyrë të bardhë, shihet me xhamin e thyer dhe me dëmtime të rënda në pjesën e sipërme të karrocerisë. Ndërsa avioni ka përfunduar në një zonë ngjitur me rrugën, duke humbur njërin prej krahëve.

Një dëshmitar okular ka treguar se avioni goditi çatinë e makinës teksa po i afrohej pistës për t’u ulur, duke shkaktuar një përplasje të fortë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore. Për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve, qarkullimi i automjeteve në zonë u ndërpre përkohësisht.

Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Hetuesit do të analizojnë mbetjet e avionit, si dhe pamjet filmike të siguruara, për të përcaktuar se si mjeti fluturues përfundoi duke u përplasur me automjetin në rrugë.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.