Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës
LIFESTYLE

VIDEO/ Nxënësit dhunojnë barbarisht drejtorin e shkollës pasi ndërhyri për të...

P
Piranjat23 November 2026, 17:51 · 4 min lexim
VIDEO/ Nxënësit dhunojnë barbarisht drejtorin e shkollës

Një grup nxënësish sulmoi drejtorin e një shkolle në Pensilvani të SHBA-së, pasi ai ndërhyri për të parandaluar një sulm ndaj një nxënësi tjetër. Mësuesi u rrëzua në tokë dhe u godit me shkelma në kokë dhe grushte në pjesë të ndryshme të trupit. E gjithë ngjarja u filmua. Bëhet fjalë për Ryan Jones, drejtorin e shkollës Camp Curtin Academy, në Harrisburg. Sulmi ndodhi më 12 nëntor, gjatë largimit të nxënësve nga shkolla, rreth orës 15:35.

Sipas një deklarate të Drejtorisë Arsimore të Harrisburgut, Jones vuri re se disa nxënës po qëndronin ende në ambientet e shkollës, në vend që të hipnin në autobusët e transportit shkollor. Në të njëjtën kohë, ai dalloi një person të panjohur, me kapuç, i cili nuk ishte nxënës i shkollës dhe refuzonte të largohej nga ambientet e saj, pavarësisht kërkesave të përsëritura të stafit. Nga hetimet rezultoi se personi i panjohur kishte mbledhur një grup nxënësish me qëllim sulmin ndaj një bashkëmoshatari të tyre. Drejtori e kuptoi situatën dhe kontaktoi policinë.

U rrëzua në tokë dhe u godit me shkelma në kokë

Megjithatë, përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje, personi i panjohur u afrua në mënyrë kërcënuese drejt nxënësit që kishte vënë në shënjestër. Jones ndërhyri, duke u vendosur mes tyre për të parandaluar sulmin. Fillimisht, ai shmangu një grusht dhe tentoi ta neutralizonte agresorin, por humbi ekuilibrin dhe ra në tokë. Në atë moment, disa prej nxënësve që ndodheshin aty e rrethuan drejtorin dhe nisën ta godisnin.

Sipas deklaratës së Drejtorisë Arsimore, ata e goditën vazhdimisht me shkelma në kokë dhe me grushte në shpinë, në zonën e veshkave dhe në pjesë të tjera të trupit. Si pasojë e sulmit, Jones pësoi një dëmtim në kokë dhe një plagë në dorë, ndërsa autorët i kishin shkulur një sasi të konsiderueshme flokësh.

Kur policia mbërriti në shkollë, personi i panjohur ishte larguar tashmë. Oficerët arrestuan të paktën një person, i cili ishte i afërm i të panjohurit dhe nxënës në të njëjtën shkollë. Drejtori u transportua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtoria Arsimore nisi hetime disiplinore për nxënësit e përfshirë në sulm dhe vendosi masa ndëshkuese ndaj tyre. Madje, njëri prej nxënësve të përfshirë i dorëzoi drejtorit një letër zyrtare, përmes së cilës kërkonte falje. Prindërit e nxënësve mbështetën masat disiplinore dhe shprehën gjithashtu ndjesën e tyre ndaj drejtuesve të shkollës. Ndërkohë, hetimet policore vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e sulmit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë. /PiranjatNews/

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.