Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PD dënon dhunën policore, Këlliçi: Rama po merr zvarrë qytetarët që kërkojnë largimin e tij "Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/... Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme... Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve
BOTA

VIDEO/ Pamje dramatike. Toka hapet papritur dhe përpin gruan me fëmijën në krah

P
Piranjat17 November 2026, 21:34 · 4 min lexim
VIDEO/ Pamje dramatike. Toka hapet papritur dhe përpin gruan me

Ky është momenti tronditës kur nëna dhe foshnja përpihen nga një gropë gjigante, teksa trotuari shembet papritur nën këmbët e tyre.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë gruan duke dalë nga një furrë buke, me fëmijën në krahë. Ajo kthehet sërish drejt dyqanit për të biseduar me një burrë që ndodhej brenda, kur papritur një pjesë e madhe e trotuarit shembet.

Nëna, foshnja dhe një kalimtar që po kalonte aty pranë përfundojnë të gjithë brenda gropës, në një shembja ndodhi brenda pak sekondash.

Ngjarja e frikshme ndodhi në Sumaré, në pjesën juglindore të shtetit brazilian të São Paulos, rreth orës 11:00 të paradites së të hënës.

Një video e dytë tregon situatën pas shembjes, ku shihet një gropë gjigante, të paktën 4.5 metra e thellë, me tre personat të bllokuar në fund të saj.

Disa persona u mblodhën rreth gropës dhe u përpoqën t'u vinin në ndihmë të rënëve, pavarësisht rrezikut të një shembjeje të mëtejshme.

Pronarët e dyqaneve aty pranë u organizuan menjëherë për të shpëtuar tre personat, duke përdorur një litar dhe një shkallë për të zbritur deri tek ata.

Foshnja u nxor e para në sipërfaqe, më pas nëna e saj dhe në fund burri që kishte rënë gjithashtu në gropë.

Pronarja e furrës së bukës, Conceicao Aparecida Pereira, tha se kishte vënë re një lëkundje të lehtë të trotuarit pak para shembjes, por nuk kishte dyshuar se diçka nuk shkonte.

“U ndje sikur kishte kaluar një kamion. Vetëm kaq, asgjë tjetër. Gjithçka ishte normale”, tregoi ajo.

Policia ushtarake bëri të ditur se të tre personat ishin të vetëdijshëm kur shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje.

Rreshteri i zjarrfikësve, Ari Motta, deklaroi se nëna kishte pësuar disa gërvishtje në këmbë, veçanërisht në zonën e gjunjëve dhe shputave.

Për mrekulli, foshnja duket se nuk kishte pësuar lëndime, por u transportua në spital për kontrolle mjekësore, si masë paraprake.

Edhe kalimtari që u përfshi në shembje u largua nga vendngjarja për të marrë ndihmë mjekësore, përpara mbërritjes së zjarrfikësve.

Sipas raportimeve, të tre personat pësuan vetëm lëndime të lehta, pavarësisht thellësisë së madhe të gropës.

Autoritetet dyshojnë se shembja mund të jetë shkaktuar nga çarja e një strukture nëntokësore të inspektimit, pas reshjeve të dendura të shiut.

Mendohet se rritja e prurjeve të ujit në një përrua që kalon në një kanal nën trotuar ka dëmtuar strukturën nëntokësore.

Sekretari i Punëve Publike, Fernando Luis Pereira, shpjegoi se përroi ishte devijuar nëntokë shumë vite më parë.

“Ka një përrua që zbret në këtë zonë, i cili në të kaluarën është kanalizuar nën këtë shesh sportiv. Ai kalon përgjatë skajit të trotuarit, më pas futet në mes të rrugës dhe vazhdon drejt lumit Quilombo”, deklaroi ai.

Inxhinierët janë dërguar në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe për të përcaktuar nëse erozioni ka prekur edhe strukturën e furrës së bukës. /PiranjatNews/


 
 
 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.