Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
BOTA

VIDEO- Sherri për lekët/ Pr*stituta vret babanë e futbollistit të njohur. Reagon edhe Neymar

P
Piranjat10 November 2026, 21:28 · 3 min lexim
VIDEO- Sherri për lekët/ Pr*stituta vret babanë e futbollistit

Komuniteti brazilian i futbollit është tronditur nga vrasja e babait të sulmuesit të Santos, Ronielson Da Silva Barbosa, i njohur si Roni.

72-vjeçari u vra me thikë në qytetin Terra Alta nga një grua 48-vjeçare, e cila u arrestua menjëherë nga policia. Efektivët ndodheshin pranë vendngjarjes dhe ndërhynë pasi dëgjuan britmat.

Sipas mediave braziliane, gruaja e ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka deklaruar se nuk ishte penduar për atë që kishte bërë. Gjatë marrjes në pyetje, ajo pretendoi se rreth një javë para ngjarjes kishte pasur një marrëdhënie seksuale me pagesë me babanë e futbollistit, Marizerson, por ky i fundit nuk i kishte dhënë shumën për të cilën kishin rënë dakord.

Një dëshmitar okular ka treguar se 72-vjeçari ishte kthyer me shpinë kur gruaja e sulmoi, duke e goditur me thikë. Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje, por humbi jetën për shkak të humbjes së madhe të gjakut, përpara se të transportohej në spital.

Gjesti i Neymar për të ndihmuar shokun e skuadrës

Pas lajmit tragjik, klubi i Santos i dha Ronit leje të pacaktuar për t'u larguar nga skuadra dhe për të qëndruar pranë familjes.

Ndërkohë, Neymar bëri një gjest solidariteti, duke i vënë në dispozicion avionin e tij privat, në mënyrë që futbollisti të udhëtonte drejt vendlindjes së tij, Magalhães Barata, në shtetin Pará të Brazilit verilindor.

Marrëdhënia e Ronit me të atin

Prindërit e sulmuesit ishin divorcuar kur ai ishte ende fëmijë dhe Roni u rrit pa praninë e të atit. Marrëdhënia mes tyre u afrua rreth një dekadë më parë, kur futbollisti nisi karrierën e tij profesioniste.

Që prej asaj kohe, të dy mbanin kontakte të rregullta dhe Roni e vizitonte të atin gjatë pushimeve dhe ditëve të lira në shtetin Pará.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në ambientin e futbollit brazilian, ndërsa futbollisti po kalon një moment të vështirë pas humbjes tragjike të babait të tij. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.