Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
BOTA

"Egërsira dhe kalorës devesh"/Ministri izraelit fyen deputetët arabë me gjuhë raciste 

Ministri izraelit i Trashëgimisë, Amichai Eliyahu, ka shkaktuar polemika të forta pas deklaratave fyese ndaj deputetëve arabë gjatë një seance në Parlamentin izraelit

P
Piranjat25 November 2026, 19:46 · 1 min lexim
"Egërsira dhe kalorës devesh"/Ministri izraelit fyen

Ministri izraelit i Trashëgimisë, Amichai Eliyahu, ka shkaktuar polemika të forta pas deklaratave fyese ndaj deputetëve arabë gjatë një seance në Parlamentin izraelit.

Gjatë debatit për krijimin e një komisioni që synon të trajtojë kriminalitetin dhe dhunën në komunitetet arabe në Izrael, ministri përdori një gjuhë denigruese ndaj ligjvënësve, duke i quajtur “barbarë” dhe “kalorës injorantë të deveve”.

Në një moment të seancës, Eliyahu u shpreh gjithashtu se deputetët arabë duhet të mësojnë dhe i akuzoi ata për shkatërrimin e Kullave Binjake dhe të Evropës, duke iu referuar sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Fjalori i përdorur nga ministri shkaktoi reagime dhe kundërshtime në sallën e Parlamentit.

Megjithatë, ai nuk tërhoqi deklaratat, duke pretenduar se kritikat e tij kishin të bënin me edukimin dhe jo me racën apo origjinën e deputetëve. 

Amichai Eliyahu është pjesë e partisë së ekstremit të djathtë “Fuqia Hebraike”. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur komuniteti arab në Izrael ngre shqetësime për rritjen e kriminalitetit, dhunës dhe mungesën e masave të mjaftueshme nga autoritetet për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.