Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ...
BOTA

Autoboti përmbyset dhe shpërthen në flakë në Egjipt, 30 të vdekur dhe 15 të plagosur

P
Piranjat25 November 2026, 20:29 · 1 min lexim
Autoboti përmbyset dhe shpërthen në flakë në Egjipt, 30

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një automjet që transportonte produkte nafte u përmbys dhe shpërtheu në flakë në një nga rrugët kryesore të Egjiptit.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në Unazën e Madhe të Kajros, në zonën Al-Warraq, në provincën Giza. Sipas Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, zjarri shpërtheu mbi një tunel, ndërsa në vendngjarje u angazhuan 39 ambulanca për transportimin e të plagosurve drejt spitaleve.

Autoritetet raportuan se zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll flakët. Ndërkohë, shkaku i aksidentit nuk është bërë ende i ditur.

Unaza e Madhe lidh disa prej akseve kryesore rrugore të zonës së Kajros së Madhe, duke përfshirë provincat Kajro, Giza dhe Qalyubia.

Sipas Reuters, aksidentet rrugore janë të shpeshta në Egjipt, ku ndër faktorët që ndikojnë përmenden shpejtësia e lartë, zbatimi i dobët i rregullave të qarkullimit dhe gjendja e rrugëve.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.