Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak?
BOTA

Momenti kur babai me të bijën transportojnë me karrocë gruan e vdekur për ta hedhur në kanal

P
Piranjat25 November 2026, 21:45 · 4 min lexim
Momenti kur babai me të bijën transportojnë me karrocë gruan

Ky është momenti kur një baba dhe vajza e tij transportojnë trupin e një gruaje drejt një kanali, pasi e kishin mbuluar me pllaka betoni dhe më pas e hodhën në ujë.

John Anslow, 65 vjeç, sulmoi 36-vjeçaren Chereiss Bailey në banesën e tij, përpara se të telefononte vajzën e tij, Hayley-Marie Ferguson, për ta ndihmuar. Ferguson, 42 vjeçe, mori disa pllaka betoni dhe shkoi me taksi në banesën e të atit, duke pretenduar se po e ndihmonte për punët në kopsht.

Pamjet e kamerave të sigurisë i filmuan të dy teksa nxirrnin trupin e pajetë të Chereiss nga banesa, duke përdorur karrocën e invaliditetit dhe e transportonin drejt një kanali aty pranë, ku e hodhën në ujë.

Nëna e një fëmije, Chereiss, u gjet e zhytur në ujë më 7 tetor. Ajo ishte e veshur me rroba burrash, ndërsa pllakat e betonit ishin lidhur me trupin e saj përmes një litari rrobash.

Anslow u shpall fajtor për vrasje, ndërsa Ferguson u dënua për ndihmë ndaj autorit të krimit dhe pengim të një varrimi të ligjshëm e dinjitoz. Autori i vrasjes u dënua sot me burgim të përjetshëm, me një periudhë minimale prej 26 vitesh përpara se të mund të kërkojë lirimin me kusht. Vajza e tij u dënua me gjashtë vite burg, shkruajnë mediat britanike. 

Ndërkohë, u bë e ditur se Anslow ishte dënuar më parë me burgim të përjetshëm në vitin 2003 dhe në kohën e krimit ndodhej në liri me kusht. Ai kishte një histori të gjatë veprash të dhunshme seksuale, përfshirë përdhunimin nën kërcënimin e thikës të dy vajzave, përkatësisht 14 dhe 15 vjeçe, në vitet 1996 dhe 2002.

Në Gjykatën e Kurorës në Birmingham u bë e ditur se Chereiss, e cila ishte një person vulnerabël, ishte parë për herë të fundit më 27 shtator. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se ajo kishte hyrë në banesën e Anslow, ku prokuroria beson se është vrarë në një dhomë gjumi.

Prokurori Michael Duck KC deklaroi: “Gjatë sulmit, ajo pësoi disa fraktura në fytyrë, mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fund u mbyt. Ka shumë gjasa që të jetë kafshuar edhe në pjesë intime të trupit.” Pasi dorëzoi pllakat e betonit në banesën e të atit, Ferguson mori pjesë në një aktivitet me tematikë serialin Peaky Blinders.

Ajo u kthye në shtëpinë e të atit në orët e para të 29 shtatorit dhe nisi të ndihmonte në fshehjen e gjurmëve të kësaj vrasjeje makabre. Më 4 tetor të vitit të kaluar, një qytetar njoftoi policinë se një grua ishte vrarë dhe trupi i saj ishte hedhur në rrjetin e kanaleve në zonën e Great Bridge. Policia nisi hetimet dhe kontrolloi banesën e Fergusonit, ku në një kosh mbeturinash gjeti rroba të përlyera me gjak.

Pas disa deklaratave që Ferguson bëri gjatë qëndrimit në paraburgim, u arrestua edhe babai i saj, Anslow. Tri ditë më vonë, më 7 tetor, trupi i pajetë i Chereiss u zbulua në një kanal pranë Ryders Green Road. Në homazhin e tyre, familjarët e tronditur të Chereiss u shprehën: “Chereiss ishte një vajzë, motër, nënë, teze, mbesë dhe mike shumë e dashur për ne, por këto fjalë nuk mund të shpjegojnë kurrë se çfarë përfaqësonte ajo për ne.” /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.