Zjarr në ambientet e policisë greke në Athinë, digjen disa autobusë të forcave speciale
Një zjarr ka përfshirë disa autobusë të policisë greke pasditen e kësaj të hëne në Athinë, brenda ambienteve ku ndodhet

Një zjarr ka përfshirë disa autobusë të policisë greke pasditen e kësaj të hëne në Athinë, brenda ambienteve ku ndodhet selia e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, në zonën e Gudhit.
Sipas mediave greke, flakët kanë përfshirë të paktën dy autobusë të forcave speciale MAT, ndërsa raportimet paraprake bëjnë fjalë për rrezik që zjarri të përhapej edhe në një automjet të tretë.
Ngjarja u regjistrua në rrugën Kokkinopoulou, në ambientet e kampit “Nikolaos Zorbas”. Sipas informacioneve paraprake, pak pas orës 17:00 mund të ketë ndodhur një shpërthim gjatë procesit të furnizimit me karburant, por kjo rrethanë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Në vendngjarje u angazhuan 21 zjarrfikës me shtatë automjete, ndërsa për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit është aktivizuar grupi hetimor për ngjarjet e zjarrit të qëllimshëm.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e incidentit mbeten nën hetim.
Lexo edhe
BOTA
Përplasje e rëndë mes trenit dhe një kamioni në Luiziana, raportohen pesë të plagosur

Emri i familjes Trump në projektin e FIFA-s, zbardhet marrëveshja që parashikonte 96 vite bashkëpunim me Kushnerin

“Nuk ka prova se ka kryer diçka të paligjshme”, Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për li...

Erdogan vizitë zyrtare në Libi për herë të parë në më shumë se 15 vite

Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfundimtare

Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik

Masakër në një festë për bebe në SHBA, tre të vrarë dhe një i plagosur, dyshohet për konflikt familjar

Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia





