Aksioni kundër drogës në Gjirokastër, asgjësohet kanabisi/ Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim i vëllai

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Vjeshta” në Memaliaj, ku policia ka goditur një rast të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në malin Mukaj.
Në pranga ka rënë 28-vjeçari K. O., ndërsa vëllai i tij, 29-vjeçari Xh. O., është shpallur në kërkim. Sipas policisë, dy vëllezërit dyshohet se kishin kultivuar 145 bimë Cannabis Sativa.
Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Në lidhje me rastin është proceduar në gjendje të lirë edhe kryetari i fshatit Izvor, 57-vjeçari Sh. M., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë.
Policia vijon punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Lexo edhe
AKTUALITET
Në kërkim për drogë, arrestohet ‘taksixhiu’ në Tiranë. Pas hekurave dhe 3 të tjerë

Transportonte 42-vjeçarin drejt Greqisë për kalim ilegal të kufirit, arrestohet shoferi në Kakavijë. Sekuestrohen 6800 euro

Parashikimi i Bankës Botërore për Shqipërinë: Rritja ekonomike do të ngadalësohet

E zënë poshtë materialet e rënda, humb jetën punëtori në Vlorë

Denoncon Xhixho: KAYO dhe skema korruptive mori 34 mln euro për armët nga buxheti i shtetit, por paratë përfunduan te biznesi i kuajve!

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Tragjedi në Itali/ Bie nga skela e pallatit, ndërron jetë punëtori shqiptar

Aksident në Fier, kamionçina përplaset me një shtyllë ndriçimi





