Hyri me forcë te ish-partnerja dhe e sulmoi me thikë/ Rumuni plagos edhe të dashurin e saj shqiptar, sot përballet me drejtësinë

Një 32-vjeçar rumun, i akuzuar se hyri me forcë në apartamentin e ish-partneres së tij dhe e sulmoi atë dhe partnerin e saj aktual me thikë, shtetas shqiptar, është paraqitur të martën para gjyqtarit hetues në Lavrio të Greqisë. I riu pranoi akuzat për tentativë vrasjeje ndaj ish-partneres së tij, si dhe për katër vepra të tjera penale: posedim dhe përdorim të paligjshëm të armës, dëmtim të pronës së tjetrit dhe shkelje të kushteve kufizuese.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së 1 tetorit. Në atë moment, 32-vjeçarja ndodhej në banesë në zonën e Lavrios, së bashku me dy fëmijët e mitur që kishte me autorin dhe partnerin e saj aktual.
Sipas informacioneve të bëra publike për ngjarjen, 32-vjeçari u ngjit përmes skelave deri te ballkoni i apartamentit. Më pas theu xhamin me një çekiç dhe hyri brenda, duke sulmuar ish-partneren e tij. Partneri aktual i gruas ndërhyri për ta mbrojtur, por u godit edhe ai me thikë. Për pasojë, burri ka pësuar plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike, duke u trajtuar në repartin e kujdesit intensiv të një spitali.
Edhe 32-vjeçarja mbeti e plagosur gjatë sulmit. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim në një klinikë private. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë edhe shkeljen e kushteve kufizuese nga ana e 32-vjeçarit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Vrasja e Mikel Rrokut në Itali, arrestohen gruaja italiane dhe i dashuri i saj

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri! Mes tyre 3 shqiptarë

Parku Rinia nën hijen e kullës, kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës

Vizitoi Shqipërinë në shtator/ I dërguari i Trump, Paolo Zampolli akuzohet për drogimin dhe përdhu*imin e një gruaje

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

“Dita kur i mjekova sytë Atë Pjetër Meshkallës”, takimi më ‘80-n në kampin e internimit, biseda me të! Kërkesa e pazakontë e sigurimsit...

Njihuni me parashikimin e motit për sot





