Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n...
AKTUALITET

Denoncon Xhixho: KAYO dhe skema korruptive mori 34 mln euro për armët nga buxheti i shtetit, por paratë përfunduan te biznesi i kuajve!

P
Piranjat 6 October 2026, 12:10 · 3 min lexim
Denoncon Xhixho: KAYO dhe skema korruptive mori 34 mln euro për armët

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me kompanitë KAYO, TIMAK dhe TIMAK Defence, duke pretenduar se 34 milionë euro të dhëna për industrinë e mbrojtjes kanë përfunduar te aktiviteti i hipizmit i lidhur me “Equos Resort”.

Në një deklaratë publike, Xhixho e cilësoi marrëdhënien KAYO-TIMAK si “skandalin e radhës të qeverisë Rama” dhe kërkoi hetim nga SPAK. Sipas saj, në këtë rrjet marrëdhëniesh biznesi shfaqen edhe Ron Yeffet dhe Ergys Agasi.

“34 milionë eurot e dhëna Ron Yeffetit ngrenë një pyetje themelore: ku kanë përfunduar paratë publike të destinuara për industrinë e mbrojtjes?”, deklaroi Xhixho, duke kërkuar të sqarohet edhe se si janë dhënë këto fonde.

REAGIMI I XHIXHOS
KAYO dhe skema korruptive mori 34 milionë euro për armët nga buxheti i shtetit, por paratë përfunduan te biznesi i kuajve!
Kayo-Timak është skandali i radhës i qeverisë Rama. Faktet dhe lidhjet janë të qarta dhe nevoja për hetim është emergjente!
Miqtë e Ramës, Ron Yeffet dhe Ergys Agasi, shfaqen në një rrjet marrëdhëniesh biznesi ku ndërthuren TIMAK, KAYO, TIMAK Defence dhe Equos Resort. 34 milionë eurot e dhëna Ron Yeffetit ngrenë një pyetje themelore: ku kanë përfunduar paratë publike të destinuara për industrinë e mbrojtjes? Kush ia dha pushtetin Ronit që të ndërmjetësojë dhe të krijojë këtë skemë korrupsioni?
Skandali nuk mbyllet këtu.
Në vitin 2025, TIMAK paraqiti në një tender ndërkombëtar në Ukrainë dokumentacion për përdorimin e një magazine. Ish-Uzina e Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve, e cila me vendim të Këshillit të Ministrave, më 12 mars 2025, i kaloi në pronësi KAYO-s.
Megjithatë, më 13 korrik 2025, kjo pasuri rezulton në dokumentet e tenderit si pjesë e kapaciteteve të TIMAK. Dhe vetëm një muaj më pas, në gusht 2025, krijohet TIMAK Defence, ku KAYO hyn si aksionere dhe kontribuon pikërisht me këtë pasuri.
Si u përdor një pasuri shtetërore në dokumentacionin e një kompanie private?
Kush e lejoi? Kush përfitoi?
Pra, paratë e sektorit të mbrojtjes janë orientuar drejt aktivitetit të hipizmit në Equos Resort.
Pushteti i Ronit, Gysit etj., buron vetëm nga Edi Rama. Vetëm me bekimin e tij, këta dy individë mund të merreshin me punët e pista të vendit dhe me kordinimin e grupeve kriminale.
Provat janë të qarta. SPAK duhet të ndjekë paratë. Të kontrollojë çdo kontratë, çdo dokument, çdo transfertë dhe çdo pasuri.
SPAK duhet të hetojë Edi Ramën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.