Alarmi për bombë edhe në gjykatat e Gjirokastrës, Korçës dhe Fierit

Email-e anonime me kërcënime për vendosjen e bombave kanë mbërritur edhe në gjykatat e Gjirokastrës, Fierit dhe Korçës.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër, mesazhi kërcënues është dërguar në adresën zyrtare të postës elektronike të institucionit. Pas njoftimit nga autoritetet e gjykatës, në vendngjarje kanë shkuar specialistët e Policisë së Shtetit, përfshirë ata të sektorit të krimit kibernetik, kanë shkuar në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në këtë gjykate në të cilën kishte mbërritur mesazhi kërcënues dhe iu mor kallëzimi personit që merret me marrjen e postës elektronike në këtë gjykatë.
Një mesazh i ngjashëm është raportuar edhe në Gjykatën e Korçës, ku policia ka ndërhyrë për verifikimin e situatës. Sipas informacionit paraprak, kërcënimi në këtë gjykatë ka rezultuar i rreme.
Po kështu për shkak të emailit kërcënues edhe në gjykatën e Fierit nuk do të zhvillohen seancat gjyqësore të planifikuara, ndërkohë që po vijojnë verifikimet për rastin.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mashtrimi me Call Center/ Pas Greta Gjocit, GJKKO shtyn dënimin për Antoneta Malon

Alarm në 10,000 shkolla në Poloni për “Të Premten e Përgjakshme”. Disa adoleshentë të arrestuar pas kërcënimeve

Alarm për bombë dhe mesazhet kërcënuese, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

Ndërpritet energjia elektrike në dhjetëra fshatra të Fierit dhe Mallakastrës

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Tritoli në Bathore/ Ja pistat ku po heton policia

Tritoli në Kamëz, babë e bir nuk rezultojnë persona problematikë! Çfarë deklaruan para hetuesve

U kap në SHBA pas dekadash në kërkim, kush është Valentin Ftoni që ka kryer tre vrasje në Shqipëri





