Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
AKTUALITET

Artan Hoxha analizon punën e SPAK-ut: Është më i avancuar te dosjet që kanë ardhur nga jashtë

P
Piranjat 7 October 2026, 20:39 · 2 min lexim
Artan Hoxha analizon punën e SPAK-ut: Është më i avancuar te

Artan Hoxha ka folur për punën SPAK teksa u shpreh se pritshmëritë ndaj institucionit për goditjen e korrupsionit në nivelet e larta dhe krimit të organizuar mbeten të mëdha.

Hoxha tha se, sipas tij, suksesi dhe volumi më i madh i punës së SPAK është evidentuar në dosjet e ardhura nga jashtë vendit, veçanërisht nga materialet e aplikacioneve të komunikimit SKY ECC dhe EncroChat.

“Pritshmëria te SPAK-u është shumë e madhe për të goditur në nivelet e larta. Pjesa më e suksesshme është ajo që mbulon krimin e organizuar dhe suksesi ka ardhur pas materialeve të SKY ECC dhe EncroChat, të ardhura nga jashtë. Me thënë të drejtën, nuk ka as infiltrime, as hetim siç ka bërë dikur Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pse s’ka ndodhur kjo, nuk e di. SPAK-u është më tepër i avancuar në dosjet që kanë ardhur nga Bashkimi Evropian, jo me grupet në vend. Janë goditur kryesisht grupet që kanë aktivitet në vendet e Bashkimit Europian, që trafikojnë kokainë në BE dhe marrin paratë e qytetarëve të BE-së dhe i sjellin në Shqipëri. Grupet në vend nuk janë goditur, por vetëm ato jashtë”, u shpreh ai. Prandaj ambasadori i BE-së dhe ambasadorët e vendeve të BE-së e mbështesin SPAK-un dhe GJKKO-n, pasi po mbarojnë punët e pista të Evropës.

Ke dëgjuar ti ndonjë ambasador që thotë: janë 180 mijë dosje stok, nuk u bëhet vonë për shqiptarët? Por për shqiptarët që bëjnë trafik në Evropë, BE-ja i thotë SPAK-ut: ‘Bjeruni kokës’ dhe këta këtë po bëjnë”, deklaroi Artan Hoxha në euronews.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.