"Kjo qeveri është në pushtet prej krimit"/ Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Një protestues pjesëmarrës në protestën e 129-të në vend, ka marrë fjalën e tij në podiumin e vendosur përballë godinës së Kryeministrisë. Në fjalën e tij ai është shprehur se qeveria është në pushtet prej krimit dhe republika është pushtuar nga kriminelë të cilët, sipas tij, e kanë bërë të vështirë jetesën në vend.
Protestuesi theksoi se protesta është kundër çdo krimineli që ka ndërhyrë në 'xhepat e shqiptarëve'. Gjatë fjalës së tij ai ka shpehur indinjatën në lidhje me situatën politike në vend ku ka thënë se qeveria është vendosur në shërbim të oligarkëve.
"Kjo qeveri është në pushtet prej krimit. Republika është pushtuar nga kriminelë ordinerë, që na e kanë bërë të pamundur që të jetojmë në Shqipëri. Ata na kanë zaptuar nga parkingu i lagjes dhe deri në bregdet. Ne e gjejmë oligarkinë kudo te rruga Thumanë-Kashar, kudo, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit, kemi qeveri që është vënë në shërbim të oligarkëve. Protesta është kundër çdo krimineli që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.", tha ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja

EMRI/ Ra nga skela, ndërron jetë 53-vjeçari nga Saranda

Policia italiane kap rreth 5 milionë euro drogë në det, arrestohet 31-vjeçari nga Shqipëria

4 mln lekë ryshfet, SPAK vuri nën vëzhgim administratorin e inceneratorit të Elbasanit teksa merrte zarfin

Tuneli i Krrabës bllokohet për 20 ditë, ja kur lejohet qarkullimi

EMRI/ Pasioni që i shkatërroi jetën, vdes 24-vjeçarja nga Durrësi. Mesazhi i ndjerë i motrës

Skandali ‘Timak’/ Lika: Morën nga 9 milionë euro dhe nuk prodhuan asgjë, tani u hiqen edhe taksat

EMRI/ Shqiptari vdes tragjikisht në punë, lë pas gruan me dy fëmijët





