Dosja Balluku/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme. Gjyli dhe Elezi janë paraqitur në SPAK në lidhje me dosjen Balluku, teksa qëndruan në SPAK për rreth dy orë.
Ndërkohë Gjyli dhe Elezi janë paraqitur në SPAK edhe disa ditë me parë, në lidhje me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tyre.
Gjyli dhe Elezi janë marrë të pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në bashkëpunim, në dy episode. Hetimi lidhet me procedurat e prokurimit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas dyshimeve të hetuesve, gjatë procedurave të tenderimit mund të jenë krijuar avantazhe të padrejta për operatorë ekonomikë të caktuar.
Në të njëjtën dosje është e pandehur edhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Në gusht 2026, Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë për Gjylin dhe Elezin, duke zëvendësuar arrestin në shtëpi me detyrimin për t’u paraqitur dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit.
Lexo edhe
AKTUALITET
‘Mos lëviz, Policia e Shtetit’/ Qytetari në Elbasan tregon si i grabitën 30 mijë euro: Më erdhën me uniformë!

Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë

Vijon krimi: 25.5 mijë euro/ditë për ‘Tigrat e Vlorës’, edhe pse nuk prodhojnë energji

Krimi në 1997/ Gjykata e Fierit pranon kërkesën e avokatëve, Sokol Hoxha fiton lirinë

Gjendet e pajetë 82-vjeçarja në rezervuarin pranë Bilishtit

Kodi i ri Procedurës Penale, jo një betejë me SPAK-un, por debat mbi kufijtë e pushtetit procedural

Skandali i AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas marrjes në pyetje për më shumë se 3 orë

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit





