Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve
Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e plazhit, dy përfaqësues të Raiff...
Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e plazhit, dy përfaqësues të Raiff...
Në vitin 2023, Edi Rama fluturoi me charter për një vizitë sekrete në Izrael. Destinacioni ishte rezidenca private Sanilevich Winery ...
Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre ak...
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një man...
Një javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy ose tre avionë zjarrfikës deri në fund...
Rruga “Terzia” në fshatin Shoshaj të Bashkisë së Matit ndodhet në gjendje thuajse të pakalueshme. Nëpërmjet...
Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...
Një sportist i klubit “Studenti” i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, duke denoncuar se prej më shumë se ...
Një fazë e sipërme e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX është përplasur me sipërfaqen e Hënës, d...
Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë–Ksami...
Një nga institucionet më të mëdha financiare në vend, që trumbeton me të madhe sigurinë e padepërtueshme dhe standardet ndërkombëtare, sapo mori një leksion poshtërues nga dy të rinj të apasionuar pas kompjuterëve. Përfaqësuesit e Raiffeisen Bank u detyruan të trokasin me kokën ulur në dyert e Policisë së Shtetit, jo sepse dikush u theu kasafortat e blinduara me mjete të rënda, por sepse zbuluan që sistemi i tyre i famshëm digjital paska një orar të thellë gjumi.
Ndërkohë që qytetarët e thjeshtë paguajnë komisione thuajse edhe për ajrin që thithin brenda degëve të saj, serverët e bankës rreth mesnatës kalonin në një modalitet të plotë letargjie. Inxhinieri Redjon Zaçi, si një “Kolomb” i defekteve kibernetike, vuri re një detaj qesharak për kohën tonë: pas një ore të caktuar, aplikacioni i bankës kthehej në një entitet bujar që nuk i thoshte “jo” askujt. Mjaftonte të jepej komanda për të transferuar para nga karta në kartë apo mes llogarive, dhe softueri i mirëpaguar as që merrte mundimin të kontrollonte nëse dërguesi kishte apo jo mbulim financiar.
Për ta kthyer këtë dështim monumental të sigurisë bankare në një “start-up” personal fitimprurës, Zaçi thirri në ndihmë shokun e tij, Eglind Mançja. Ky i fundit, duke pasur eksperiencë të mëparshme nëpër zyrat e mikrokredive si Kredo.al, e njihte mjaftueshëm mirë terrenin e lëvizjeve financiare. Të dy bashkë nuk e ngritën këtë skemë të izoluar, por mobilizuan rreth 40 persona të tjerë, të cilët u kthyen brenda natës në klientë “VIP” të një defekti absurd.
Këta individë, përmes llogarive totalisht të zbrazëta, nisën të transferonin dhe të tërhiqnin shuma të vogla, kryesisht nga 100 euro, duke shfrytëzuar sistemin e fjetur me qetësinë më të madhe. Transaksioni kryhej, paratë kalonin dhe banka e kuptonte se ishte bërë “dhurues vullnetar” vetëm disa orë më vonë, kur bilancet nuk përputheshin. Kështu, qindarkë pas qindarke e natë pas nate, ky rrjet dyshohet se arriti t’i shkaktojë bankës një dëm paraprak prej rreth 200 mijë eurosh.
Është vërtet tragjikomike se si një korporatë me protokolle sigurie që presupozohen të jenë hermetike, mposhtet kaq lehtë nga dy djem që thjesht i ranë derës së prapme dhe e gjetën hapur. Ky skandal nuk tregon vetëm aftësinë e dy të rinjve për të shfrytëzuar një dobësi të sistemit, por nxjerr në pah edhe brishtësinë e mekanizmave të sigurisë që bankat pretendojnë se ofrojnë.
Për ta mbajtur këtë operacion nën radar dhe për të mos rënë në sy, skema kërkonte që paratë të copëzoheshin në shuma të vogla, duke u shpërndarë nga llogaria kryesore në dhjetëra të tjera. Këtu hyri sërish në lojë Mançja. Duke njohur mirë “qelizat” e mikrokredive, ai kishte kontaktet e duhura për të gjetur njerëz të gatshëm që dorëzonin kartat e identitetit dhe hapnin llogari bankare kundrejt një pagese. Matematika ishte e thjeshtë: nëse përmes kësaj metode në një llogari kalonin 400 euro, 100 i merrte personi që bënte tërheqjen fizike, ndërsa pjesa tjetër ndahej mes organizatorëve. Kështu, portretet e dy protagonistëve, Eglind Mançja (majtas) dhe Redjon Zaçi (djathtas), u kthyen në simbolin e një skeme që, sipas hetimeve, arriti të shfrytëzonte një dobësi serioze në sistemin digjital të bankës.
Megjithatë, si çdo skemë që fryhet tepër, edhe kësaj i erdhi fundi kur llogarive nisi t’u vinte era e rëndë. Pasi zbuloi se serverët e saj ishin përdorur si ATM falas në orët e vona të natës, Raiffeisen Bank u zgjua nga gjumi dhe iu drejtua zyrtarisht Policisë së Shtetit. Me një listë prej më shumë se 40 personash të përfshirë në dorë, banka kërkon tani hetime të thella dhe arrestime për këtë skemë të ngritur në mesnatë, duke u përpjekur të paraqitet si viktimë e pafajshme e një mashtrimi të kurdisur mirë, kur në fakt dera e kasafortës kishte mbetur hapur nga vetë sistemi i saj.
Ironia më e madhe, megjithatë, nuk qëndron te mënyra se si u morën paratë, por te heshtja që ka rënë mbi këtë skandal. Policia hesht. Raiffeisen hesht. Dhe, mbi të gjitha, Banka e Shqipërisë hesht, sikur të mos ketë ndodhur asgjë në sistemin financiar të vendit. Kjo ngjarje meriton të tregohet dhe të ndahet hapur me publikun, qoftë edhe vetëm që qytetarët të rrinë zgjuar dhe të ruajnë kursimet e tyre, meqenëse rojet e sigurisë dhe vetë banka duket se kanë rënë në një gjumë të thellë digjital.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, personin e akuzuar për një vrasje të...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën rreth projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se k...
Sekuestrohen mbi 28 kilogramë kokainë, para dhe sende luksi. Kokaina ishte fshehur në pelet (granula druri të ngjeshura) dhe më pas, ...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Alikokës në Vlorë. Dy autom...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për 31-vjeçarin Kejdi Banaj, i cili u arrestua dy javë më parë në tunelin e ...
Mesditën e 27 korrikut, katër vite më parë, do të shënohej një nga atentatet më të rënda mafioze në vend....
Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqi, duke sjellë rregulla më të forta dhe masa më të ashpra pë...
Një operacion policor i dy javëve më parë çoi në sekuestrimin e 4 pistoletave që kishin si destinacion Sarandën. Opera...
Një javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy ose tre avionë zjarrfikës deri në fund...
Rruga “Terzia” në fshatin Shoshaj të Bashkisë së Matit ndodhet në gjendje thuajse të pakalueshme. Nëpërmjet...