Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
AKTUALITET

EMRI/ Dyshonte se 28-vjeçari i ngacmonte të dashurën, biznesmeni shqiptar dënohet me 11 vite burg pas aksionit si në filma në autostradë

P
Piranjat 7 October 2026, 19:24 · 2 min lexim
EMRI/ Dyshonte se 28-vjeçari i ngacmonte të dashurën,

Altin Jakini është shqiptari i dënuar me 11 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Cuneos në Itali, pasi u shpall fajtor për tentativën e vrasjes së një 28-vjeçari shqiptar.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2023, në Manta të Cuneos. Fillimisht rasti u konsiderua si një aksident rrugor, pasi 28-vjeçari kishte dalë nga rruga me automjetin e tij dhe ishte gjetur në gjendje të rëndë nga ekipet e shpëtimit.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, përpara se të futej në sallën e operacionit në Cuneo, i riu i tregoi një karabinieri identitetin e personit që, sipas tij, e kishte qëlluar me armë. Nga hetimet rezultoi se Jakini ndodhej në drejtimin e një furgoni, nga i cili u qëllua ndaj 28-vjeçarit me një pistoletë të kalibrit 22.

Prokurorja Francesca Lombardi kishte kërkuar 15 vite burg për Jakinin, duke kërkuar edhe njohjen e rrethanës rënduese të paramendimit. Gjykata, megjithatë, e përjashtoi këtë rrethanë dhe vendosi dënimin me 11 vite e 6 muaj burg.

Në të njëjtin proces, gjykata shpalli të pafajshëm Andrea Dedin, ish-punonjësin e Jakinit, i cili akuzohej se e kishte ndihmuar në kryerjen e atentatit.

Sipas dëshmive dhe të dhënave të bëra publike gjatë procesit, motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia. Jakini dyshonte se 28-vjeçari, i cili punonte si murator dhe banonte në Manta, kishte interes për të dashurën e tij.

Në ditët para atentatit, i riu kishte tentuar ta qetësonte Jakinin, duke i thënë se nuk kishte arsye për të qenë xheloz. Megjithatë, dyshimet e biznesmenit dyshohet se përshkallëzuan deri në tentativën për ta vrarë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.