I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar paraqitet sërish në SPAK

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Mësohet se ai ka qëndruar për 30 minuta në SPAK, ndërsa ka qenë i shoqëruar me avokatinë tij.
Ndërkohë Gjyli, është paraqitur në SPAK edhe javë me parë, në lidhje me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.
Ish-drejtori i ARRSH-së është marrë i pandehur nga SPAK, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer dy herë në bashkëpunim.
Hetimet lidhen me periudhën kur Gjyli drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar. Paraqitja e sotme vjen si pjesë e veprimeve procedurale të organit të akuzës për të vijuar hetimin dhe për të administruar provat e nevojshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dy aksidente brenda pak minutash në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur rëndë

Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri…

Videot intime me artistet, tjetër kallëzim për Adi Hilën. Akuzë e re për kompozitorin, dëmtoi hard-diskun e sekuestruar si prove material...

5 mln euro nga mashtrimi me Call Center-a! Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me mbi 100 vite burg, 5 anëtarë të grupit të Bruno Çobos: Të...

Itali/ Vdekja e shqiptarit pas një aksidenti në punë, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia





