Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë, e vetmja zgjidhje, largimi ... Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë të rinj me vlerë 53.4 milionë euro Zgjedhjet e vitit 2027, dy kandidatë sfidojnë Infantinon për fronin e FIFA-s Thatësira dhe probleme me furnizimin me ujë, Fixhi shpall gjendje katastrofe kombëtare për shkak të El Niño... Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe arrin vlerësimin 1.5 trilionë d... Deklaratë e përbashkët SHBA-Kinë-Rusi pas takimit të liderëve, çfarë u dakordësua për armët bërthamore, ene... Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon n... Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP...
AKTUALITET

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet i dënuari me 21 vite burg, pritet ekstradimi

P
Piranjat 4 October 2026, 09:32 · 2 min lexim
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet i dënuari me 21 vite

Një person me rezikshmëri të lartë shoqërore është kapur në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari ishte i dënuar me 21 vite burg e 9 muaj e 20 ditë për disa vepra penale të kryera. I arrestuari është identifikuar si Orando Çeta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Lokalizimi i tij u bë në zonën e Saukut ndërsa mësohet se ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes për veprat penale "Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i ka mbetur për të vujatur edhe 20 vite e 6 muaj, ndërsa po kryhen procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi:

"Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”.

Kapet në Tiranë një person i kërkuar nga Italia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 21 vjet e 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.

Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”, lokalizuan në zonën e Saukut, Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi, shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë."

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.