AKTUALITET
Vlorë, Policia kontrolle “blic” rrugëve të qytetit

Policia e Vlorës ka shtuar kontrollet në disa pika të qytetit, në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë gjatë fundjavës.
Një prej pikave të kontrollit është vendosur në rreth rrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks.
Kontrollet kanë në fokus veçanërisht automjetet me xhama të zinj, ndërsa verifikohen edhe drejtuesit dhe pasagjerët, për identifikimin e personave në kërkim apo të atyre që mund të mbajnë armë pa leje.
Kontrolle të ngjashme po zhvillohen edhe në pika të tjera të qytetit të Vlorës, ndërsa prania e shtuar e forcave të policisë synon parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve të ligjit gjatë fundjavës
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ Revolta në burgun e Pisas, kush janë shqiptarët organizatorë dhe ai që e transmetoi live në Tik Tok

Pas festës qëlluan me armë/ Vëllezërit nga Ndroqi dhe djali i njërit prej tyre përfundojnë në polici

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia shoqëron katër persona

Dyshohet për helmim në kopshtin e Korçës, shtohen rastet e fëmijëve me simptoma

U sëmur në tragetin Greqi-Itali, operacioni urgjent që i shpëtoi jetën gruas shqiptare

Sherr në Korçë, një person i plagosur

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Deklarata e Eli Farës, Kreshnik Spahiu: Mbrojti në polici tutorin dhe dhunuesin e saj





